Rikualifikimi i veprës për vrasjen e të riut në Deçan: Familja ngrit kallëzim penal ndaj prokurorit

Rikualifikimi i veprës për vrasjen e të riut në Deçan: Familja ngrit kallëzim penal ndaj prokurorit

Familja e 29-vjeçarit Agonis Tetaj nga fshati Llukë i Deçanit, i cili u vra në vendin e tij të punës, do të dorëzojë kallëzim penal ndaj prokurorit Agron Uka, i cili e rikualifikoi veprën penale nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje nga pakujdesia”. Dy ditë pasi prokurori Agron Uka e rikualifikoi rastin e vrasjes së […]

Dy ditë pasi prokurori Agron Uka e rikualifikoi rastin e vrasjes së riut nga “Vrasje e rëndë” në Vrasje nga pakujdesia”, familja e viktimës ka ngritur kallëzim penal ndaj tij.

Avokati i familjes Tetaj, Berat Tmava ka deklaruar për Gazetën Express se ka fakte të mjaftueshme që prokurorit Uka t’i ngrihet aktakuzë, për shkak të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit të tij.

“Jam në përgatitje të dokumentacionit. E kam bërë kallëzimin penal ndaj prokurorit që i ka ndërmarrë ato veprime. Ka fakte të mjaftueshme që të hetohet ky prokuror dhe të ngrihet aktakuzë ndaj tij, për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit të tij””, ka deklaruar Tmava.

Tmava ka treguar se pas vendimit të kryeprokurorit të Shtetit që prokurori i këtij rasti të ndërrohet, i ka kërkuar Lumezit që ta caktojë prokurore Sahide Gashin, e cila e kishte ngritur aktakuzën në fillim.

“Sot pasi e kam kuptuar që kryeprokurori i Shtetit ka marrë vendim për ndërrim të prokurorit të rastit, ia kam dërguar një kërkesë që të caktohet prokurorja Sahide Gashi e Prokurorisë Themelore në Pejë e cila e ka ngritur aktakuzën”, tha Tmava.

Tmava tregoi se tashmë seanca ndaj dorasit Shaban Gogaj, e cila ishte paraparë të mbahej këtë të premte, është shtyrë, pasi rasti do të hetohet nga fillimi.

“Seanca shtyhet, fillon nga fillimi. Nuk qëndron as ndryshimi i aktakuzës, gjithçka nis nga fillimi”, deklaroi Tmava.

Ndryshe, të martën prokurori Agron Uka ka rikualifikuar veprën nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje nga pakujdesia”.

E për këtë, babai i Agonisit, Isuf Tetaj, ka dërguar një letër publike në të cilin po e akuzon prokurorin Agron Uka, se është duke manipuluar me rastin e vrasjes së të riut Agonis Tetaj.

“Agonisi djali im u vra në vendin e punës në ditën e diele nga djali i pronarit të biznesit në të cilin ka qene i punësuar. Po ju shkruaj me qëllim që te ju informoj dhe alarmoj se prokurori z.Agron Uka, dje ne seancën gjygjësore në të cilën është thënë fjala përfundimtare nga palët pa asnjë provë dhe në kundërshtim me krejt realitetin ka rikualifikuar vrasjen e djalit tim nga vrasja e rëndë në vrasje nga pakujdesia”, ka shkruar Isuf Tetaj në letrën e tij.

Tetaj në letrën të cilën ua ka dërguar kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, ambasadorit të SHBA’së në Kosovë Philip Kosnett, ambasadorit të Britanisë në Kosovë Nicholas Abott dhe atij të Gjermanisë, Joern Rohde, ka bashkëngjitur edhe aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj.

Po ashtu, Isuf Tetaj në këtë letër ka bashkëngjitur edhe videon nga momenti i vrasjes së djalit të tij, në vendin e punës.

Me këtë letër, ai ka kërkuar që të përjashtohet prokurori Agron Uka nga ky rast si dhe të vendoset gjykim meritor lidhur me vrasjen e djalit të tij.

E kërkesën e familjes Tetaj e ka aprovuar sot kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi. Ai ka deklaruar se ka marrë vendim që të caktohet një prokuror tjetër për rastin e vrasjes së të riut nga Deçani.

“Si Kryeprokuror i Shtetit jam i shqetësuar dhe njëkohësisht i gatshëm që drejtësia të shkojë në vend. Prandaj, për të parandaluar njëanshmërinë dhe për t’iu shmangur paragjykimeve për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, sot kam marrë vendim që brenda kompetencave të mia ligjore të marrë lëndën nga prokurori i çështjes dhe ta ricaktoj atë te një prokuror tjetër”, thuhet në reagimin e kryeprokurorit të Shtetit.

Madje, Lumezi ka paralajmëruar se pas vlerësimit të lëndës, ata që kanë bërë sjellje eventuale joprofesionale, do të përgjigjen për veprimet e tyre.

“Po ashtu, pas vlerësimit të lëndës, të gjithë ata që kanë bërë sjellje eventuale joprofesionale dhe në kundërshtim me ligjin do të përgjigjen për veprimet e tyre. Prandaj është e rëndësishme për të gjithë dhe për publikun e gjerë të kuptohet se Prokurori i Shtetit nuk bënë përjashtim për askënd, pa marrë parasysh se ku punon ose më kë bashkëpunon”, ka deklaruar Lumezi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?