Rikthehet Haki Abazi: Akuzon mediat kosovare për paraqitjen e dobët të Vjosa Osmanit në BBC

Ish zv.kryeministri i Kosovës në Qeverinë Kurti, Haki Abazi, ka bërë një shkrim në Facebook ku ka dënuar mediat kosovare për paraqitjen e dobët të Vjosa Osmanit në BBC. Ai shton se qëllimi i fushatës së mediave është për të “arsyetuar mos-votimin e apo mos-qëndrimin eventual të deputetëve në sallë kur duhet votuar për presidente.” […]
Ai shton se qëllimi i fushatës së mediave është për të “arsyetuar mos-votimin e apo mos-qëndrimin eventual të deputetëve në sallë kur duhet votuar për presidente.”
Në të vërtetë, askush prej mediave kosovare nuk ia kishte porositur intervistën znj.Osmani në BBC, ku u ballafaqua me një gazetar me kredibilitet të lartë ndërkombëtar.
Abazi në zgjedhjet e fundit nuk u shpërblye as nga votuesit e Vetëvendosjes për gjuhën denigruese ndaj mediave kosovare.
Statusi i plotë:
Faushata kundër UD të Presidentës Vjosa Osmani është vazhdimsi e fushatave me lajme të rrejshme, lajme të shkruara mbrapsht e të nxjerrura nga konteksti i fjalisë nëpërmjet quazi dhe pseudo mediave dhe portaleve!
Kjo strategji që është duke u përdorur për dobësim dhe shkatrrim të figurave politike duke ndërsyer urrejtje me qëllim të arritjes së objektivave politike është denuar edhe nga raporti i komsionit të Parlamenti Evropian. Financimi dhe forma e veprimit të këtyre prodhuesve të luftës speciale propagandistik të rrejshëm duhet hetuar nga prokuroria.
Qëllimi i kësaj fushate tani është për të arsyetuar mos votimin apo mos qendrimin eventual të deputetëve në sallë kur duhet votuar për presidente. Ajo që duhet thënë është se edhe heren e kaluar kanë përdorur të njejtën strategji me të njejtat forma dhe me telallët e mshehtë e të hapur por janë zvogluar përgjysëm. Heren tjetër me këtë strategji denigruse ndaj figurave politike me integritet kanë me rreziku edhe pragun.












