Deputetët e rinj ‘çaraveshin’ masat anti-Covid: I respektojnë disa, s’i respektojnë disa tjera

Ka nisur seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës ku pritet të bëhet verifikimi i deputetëve dhe betimi i tyre për mandatin e ri. Ndryshe nga seancat e tjera, si duket deputetët e Kuvendit dhe punonjësit, janë kujdesur më shumë për respektimin e masave anti-Covid19, shkruan Periskopi. Pas çdo fjale të deputetëve nga secila parti, një […]
Ndryshe nga seancat e tjera, si duket deputetët e Kuvendit dhe punonjësit, janë kujdesur më shumë për respektimin e masave anti-Covid19, shkruan Periskopi.
Pas çdo fjale të deputetëve nga secila parti, një punonjës i Kuvendit është parë duke dezinfektuar foltoren e Kuvendit.
Kujtojmë se në javët e fundit ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19, ndërsa për këtë rritje janë akuzuar edhe partitë politike të cilat kanë bërë fushatë për zgjedhjet e 14 shkurtit, duke anashkaluar masat anti-Covid19.
Megjithatë, nga pamjet vërehet se deputetët nuk po respektojnë distancën – një element kyç ky për të mos përhapur infeksionet. /Periskopi












