Reagon Tahiri pas aktakuzës për Liburn Aliun: Njerëzit me aktakuzë as nuk kanë kandiduar për deputet në LDK

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në Qeverinë Kurti 2, i cili këtë detyrë zyrtarisht ka filluar ta ushtrojë që nga sot, rezulton se është i akuzuar për keqpërdorim i detyrës zyrtare. E për këtë ka reaguar Xhafer Tahiri i LDK’së, i cili thotë se nuk beson se për këtë gjë nuk […]
E për këtë ka reaguar Xhafer Tahiri i LDK’së, i cili thotë se nuk beson se për këtë gjë nuk ka ditur asgjë as Kurti e as Aliu.
Tahiri thotë se njerëzit e tillë nuk duhet të lejohen të kandidojnë as për deputet e lërë më të marrë pozita të tilla, përcjelll Periskopi
“Njerëzit që kanë aktakuzë nuk janë kandiduar për deputet e lërë të marrë pozita në LDK. Askush me aktakuzë nuk duhet të bartë asnjë postë, unë nuk besojë që nuk e kanë ditur Kurti e Aliu, sepse hetimet janë zhvilluar, dikush i ka marrë në pyetje”, tha Tahiri në debat Plus./Periskopi












