Raportohet se Abdixhiku e Osmani janë takuar dje larg syrit të mediave për çështjen e presidentit

Raportohet se Abdixhiku e Osmani janë takuar dje larg syrit të mediave për çështjen e presidentit

Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani siç duket janë takuar larg syrit të mediave për çështjen e presidentit. Burime të gazetës Insajderi kanë bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë janë takuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar rreth çështjes së pjesëmarrjes së Lidhjes […]

Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani siç duket janë takuar larg syrit të mediave për çështjen e presidentit.

Burime të gazetës Insajderi kanë bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë janë takuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar rreth çështjes së pjesëmarrjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në procesin e zgjedhjes së kësaj të fundit.

Mësohet se takimi ka kaluar në një frymë të mirë dhe shumë pozitive.

Pritet që të hënën kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës të vendos përfundimisht për çështjen e presidentes.

Burime, brenda këtij subjekti kanë bërë të ditur se tashmë ekziston një frymë e përgjithshme Vjosa Osmani t’i krijohet kuorumi.

Abdixhiku e Osmani janë takuar edhe ditë më parë. Pas takimit, kryetari i LDK-së u shpreh se takimi me Osmanin ka qenë pozitiv.

Abdixhiku tha se me Osmanin do të takohen sërish, kurse vendimin final se a do ta mbështesin për presidente, tha se do ta marrin pas konsultimeve të brendshme në LDK.

I pyetur nëse mund të ketë deputetë të LDK-së që votojnë kundër qëndrimit të partisë gjatë votimit të presidentit, ai tha se kjo gjë nuk mund të ndodhë pasi deputetët do të respektojnë vendimin e partisë.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron çështje ditësh zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të vendit. Në partinë e Albin Kurtin nuk po presin probleme në konstituimin edhe të institucionit më të lartë të vendit. Ndërkohë, janë kategorik kundër një kompromisi të mundshëm për zgjedhjen e presidentit, jashtë emrit të Vjosa Osmanit.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bije 80 vota për të deputetëve.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?