Rama prezanton programin për arsimin: Gjuha angleze që në klasë të parë

Rama prezanton programin për arsimin: Gjuha angleze që në klasë të parë

Kryeminstri Edi Rama ka prezantuar planin e veprimit 2021-2025 të Partisë Socialiste për shkollën dhe universitetin. Gjithçka nis me mësimin e gjuhës angleze që në klasë të parë deri tek programet kombëtare si dhe fundin e mësimit me turne. Rama: Unë do të prek disa pika kyçe të planit të veprimit 2021-2025 me parantezën e përsëritur […]

Kryeminstri Edi Rama ka prezantuar planin e veprimit 2021-2025 të Partisë Socialiste për shkollën dhe universitetin.

Gjithçka nis me mësimin e gjuhës angleze që në klasë të parë deri tek programet kombëtare si dhe fundin e mësimit me turne.

Rama: Unë do të prek disa pika kyçe të planit të veprimit 2021-2025 me parantezën e përsëritur që nuk vijmë sot në fushën e kësaj ndeshjeje me një menu dëshirash për të gjithë “KÇK”. Ne vijmë me një plan veprimi që është studiuar mirë, është konsoliduar dhe është aty për tu zbatuar me të gjithë mbështetjen financiare të përllogaritur. Ne jemi qeveria sot dhe nesër e Republikës së Shqipërisë.

-Gjuha angleze do të fillohet të mësohet në të gjitha shkollat e vendit që në klasën e parë. Është koha që të gjithë fëmijët të mësojnë anglishten dhe gjuhën bazë të komunikimit digjital. Vizioni “Shqipëria e ardhmja jonë” kërkon që të pajisë fëmijët me dijet bazë në të dyja dhe ta zhdërvjelltësojmë sistemin tonë arsimor në shkenca, inxhinieri dhe matematikë.

-Ne do të çelim programin kombëtar për fëmijët 12-18 vjeç dhe do të hapim qendra të specializuara të hyrjes digjitale, jo në iphone dhe ipad, por në botën digjitale ku fëmijëve do tu mësohet graviteti, do tu jepen njohuri për ndërveprimet brenda saj. Qendra e parë është e Tiranës, të tjerat do të ngrihen në Shkodër, Vlorë, Kukës e Berat dhe kështu do vijojmë me radhë.

-Do të çelim programin kombëtar për artet dhe zejet për nxënësit e shkollave të mesme që krijojnë kushte dhe do tu japim detyra për të ushtruar mendjen dhe duart përmes krijimtarisë.

-Edukimin fizik që e rikthyem në programin e shkollës dhe sportet jashtë mësimit do të zënë vend më të rëndësishëm që nga klasa e parë deri në universitet.

-Shkollat u kthyen në kulla ku emëroheshin si roja apo kryeroja, militant që ngulnin flamurin e njërës parti dhe tjetër, ku padyshim ka njerëz të mirë e të ndershëm që vijnë nga mësuesia, por nuk mjafton. Të drejtosh një shkollë për “Shqipërinë si e ardhmja jonë” do të thotë më shumë se kaq. Ne kemi nisur të adresojmë nevojën kyce me shkollën e drejtorëve, që është instaluar në Shqipëri dhe po jetësohet hap pas hapi me program kombëtar, me drejtues dhe trajnerë të kualifikuar nga jashtë apo dhe brenda vendit. Brenda vitit 2025, të gjithë drejtuesit e shkollave do të kualifikohen nga shkolla e drejtorëve.

-Mandati i tretë do të sjellë fundin e mësimit me dy turne. Do të mbyllet edhe praktika e klasave kolektive por edhe krijimin e një sistemi alternative shkollimi, me apo pa lidhje në internet, sipas nevojave specifike.

-Do fuqizojmë programin e kurseve të personalizuara. Nxënësit të mësojnë me hapin e tyre. Dua që Shqipëria 2030 të jetë vende ku universitete të spikatura të jenë të integruar në sistemin e arsimit tonë të lartë publik. Kjo është një ëndërr dhe sfidë nga më të vështira. Dyert do të jenë edhe për student të huaj.

-Do të vendosim 10 milionë euro në vit për të stimuluar universitetet publike në fushën e shkencës, inxhinierisë dhe matematikës si dhe do të mbështesim pa rezervë çdo sinergji të plotë në universitetin shqiptar dhe të huaj publik në anglisht. Kampusi i ri i Universitetit të Tiranës, i projektuar me 28 mijë metra katror, i penguar si proces realizimi përkohësisht nga goditjet e rënda të tërmetit dhe pandemisë, investimi më i madh it re dekadave në arsimin e lartë do të marrë jetë në mandatin e tretë.

Do të përfundojmë Universitetin Bujqësor, do të nisim ndërtimin e kampusit të Universitetit të Arteve, të Akademisë së Sigurisë dhe Politeknikun duke përshtatur nevojat ekzistuese.

-Risia tjetër do të jetë paketa e programit të inovacionit dhe ekselencës në manifakturë dhe IT. Do të ofrojë kualifikime në invocacion, dizajn, marketing, kosto që do të rimbursohen 50% dhe 50% si një tatim i shoqërive ku është i punësuar përfituesi. Qëllimi i kësaj risie është të mbështesim fuqishëm kalimin e gjithë sistemit të manifakturës shqiptare që njihet si fason, por ka njohur zhvillime interesante në një nivel tjetër.

-Në këtë dekadë, është një zgjedhje e qartë strategjike për të bërë Shqipërinë e vitit 2030 platformën e një transformimi drastic për jetët e atyre që sot janë fëmijë.

Top Channel

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?