Qytetari që pretendon se u maltretua nga Mehaj: Ministër, tregom pse u mbajta për rreth 4 orë pa faj

Banori i komunës së Obiliqit, Izet Grajqevci në një rrëfim ekskluziv për Periskopin ka treguar për një rast që më 2004 i kishte ndodhur teksa po kthehej nga puna në shtëpi. Ai akuzon ministrin aktual të Mbrojtjes, Armend Mehaj për trajtim jo të mirë ndaj tij në kohën kur ishte përkthyes i KFOR-it norvegjez në […]
Banori i komunës së Obiliqit, Izet Grajqevci në një rrëfim ekskluziv për Periskopin ka treguar për një rast që më 2004 i kishte ndodhur teksa po kthehej nga puna në shtëpi. Ai akuzon ministrin aktual të Mbrojtjes, Armend Mehaj për trajtim jo të mirë ndaj tij në kohën kur ishte përkthyes i KFOR-it norvegjez në Kosovë.
Grajqevci deklaroi se Mehaj ishte shkaktar që të mbahej peng për deri në 4 orë në rrugë, pa ndonjë arsye. E akuza të tjera ndaj tij ka shprehur edhe për raste të tjera në atë rrethinë.
Ky banor i Obiliqit që pretendon se përkthyesi i KFOR-it norvegjez është pikërisht Armend Mehaj, ministri i Qeverisë Kurti, ka kërkuar publikisht sqarim pse kishte pasur atë sjellje ndaj tij në atë kohë.
‘’Unë e ndjej një mllef shumë të madh nëse përkthyesi e ka pasë krejt tjetër mision edhe ka vepru krejt ndryshe me banorët e komunës së Obiliqit në ato ditë shumë të rënda pas asaj fatkeqësisë që ka ndodhë me fëmijë në Mitrovicë… Unë veç kisha pasë dëshirë me ia bë ministrit sot që ka ardh të Mbrojtjes (Armend Mehajt) nëse ka diçka me na tregu neve qysh kanë ndodh ato ngjarje edhe pse jam mbajt unë për rreth 4 orë edhe më kanë maltretu në atë mënyrë pa e pasë kurrëfarë faji e problem me dikë tjetër’’, ka thënë ai./PERISKOPI/












