Qytetarët nga Presheva shpresojnë për zhvillim ekonomik dhe njohje të diplomave nga Kosova

Qytetarët nga Presheva shpresojnë për zhvillim ekonomik dhe njohje të diplomave nga Kosova

Zhvillim ekonomik, njohje të diplomave nga Kosova e punësim po kërkojnë qytetarët e Luginës së Preshevës. Ata shprehën të pakënaqur me qeverisjet e deritanishme komunale, derisa theksojnë se kanë nevojë për punësim të të rinjve, të cilët nuk po arrijnë të punësohen, meqë nuk u njihen diplomat. Procesi zgjedhor për votimin e kryetarit të ri […]

Procesi zgjedhor për votimin e kryetarit të ri dhe 38 këshilltarëve në Kuvendin Komunal po vazhdon në Preshevë. Gastronomia dhe qendrat tregtare tash e më shumë se dy javë janë të mbyllura në këtë komunë. Ndërkohë, që në kushte pandemie po organizohen edhe këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

Qani Haliti thotë se ndihet i zhgënjyer me gjendjen në Preshevë. Ai për KosovaPress tregon se sot bashkë me familjarët e tij kanë ardhur për të votuar për ndryshim.

“Sot e mora familjen komplet me veturë dhe kemi ardhur për të votuar. Pritjet e tona jam të mëdha, deri tash fare nuk jam i kënaqur me disa udhëheqës…kohën e fundit jam kthyer gjithë i zhgënjyer për Kosovë, për arsye se edhe duke parë udhëheqësit që kanë qenë, nuk kanë treguar një interesim për popullatën në Preshevë”, thekson ai.

Banori nga Presheva, Rexhep Bektashi thotë se kanë shumë kërkesa drejtuar qeverisjes sa ardhshme lokale.

“Zhvillim ekonomik, punësim, ndërtim, të mira diçka… Varet qysh punon, shpresoj”, tha ai.

Adrian Hajdini i cili jeton në Preshevë tash e 53 vjet, nuk beson shumë që do të ketë përmirësim të gjendjes në luginë.

“Kërkesat janë së pari duhet të hapen vende pune, fabrika, punësim për rininë e jo të iket jashtë. Se krejt po rrejnë… Nuk besojmë hiç”, tregon ai.

Shaban Kadriu thotë se pret ndryshime për të mirë, meqë sipas tij mungojnë edhe ato elementare.

“Të njihen diplomat e Kosovës sepse kemi të ri pa punë, kemi familje me punë, me fakultete të kryer. Me i dhënë zor pak për këto diploma për t’i njohur. Të mos ikin rinia”, shprehet ai.

38 njësitë e votimit në Preshevë janë të hapura deri në orën 20:00. Të drejtë vote kanë rreth 42 mijë qytetarë. Në këto zgjedhje garojnë gjashtë parti politike shqiptare dhe koalicion i partive serbe të bashkuara në listën e SNS.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?