Qytetares iu hodh sprej për shkak se nuk i vendosi maskë qenit, flasin nga Policia

Qytetares iu hodh sprej për shkak se nuk i vendosi maskë qenit, flasin nga Policia

Policia e Kosovës sot rreth orës 14 e 40 minuta është ballafaquar me një femër në “Rrugën B” në kryeqytet e cila me veti kishte një qen të racës “Pit Bull” por që nuk i kishte vendosur maskë derisa po e shëtiste atë. Policët i kishin tërhequr vërejtjen femrës me inicialet E.H., për arsye se […]

Policët i kishin tërhequr vërejtjen femrës me inicialet E.H., për arsye se qeni i saj ishte në qytet, në rrugë të frekuentuar dhe pa maskë.

E.H., në këtë rast, sipas policisë, nuk kishte përfillur vërejtjen e zyrtarëve të rendit dhe kishte reaguar në formë agresive ndaj tyre.

Në polici deklarojnë se kur i është kërkuar dokumenti i identifikimit qytetares në fjalë dhe kur policët kishin filluar t’ia shqiptojnë gjobën, E.H., ishte nis së bashku me qenin në drejtim të policëve duke i kanosur dhe ofenduar ata.

Zyrtarët policor deklarojnë se në vetëmbrojtje kishin përdorur sprejn lotësjellës.

Në një video të publikuar në media shihet një pjesë e kësaj ngjarje, e që qytetarja thotë se qeni i saj është tetë muajsh dhe nuk ka shfaq asnjëherë shenja agresiviteti. Madje ajo dëgjohet  dhe shihet teksa kërcënon hapur policët pasi asaj i kishin hedhur sprej në fytyrë.

Në këtë rast kishte intervenuar edhe ekipi i urgjencës mjekësore të cilët i dhanë ndihmë qytetares për ta transferuar më pas në QKUK.

Sipas policisë, qytetares i është shqiptuar gjoba sipas ligjit 03/L-142, neni 12 paragrafi 2, dhe neni 16 paragrafi 3.

Në Ligjin Nr. 03/L-142, “Ligji për rendin dhe qetësinë publike” që flet për sulmin verbal thuhet se kushdo që në vend publik përdorë fjalë ofenduese, me qëllim që të provokoj prishjen e rendit dhe qetësisë publike, dënohet për kundërvajtje.

“Kryesi i kundërvajtjes nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro apo me dënimin me burg deri në dyzet (40) ditë”, thuhet në ligj.

Ndërsa në nenin Neni 12 të të njëjtit ligj që flet për “mbikëqyrja e shkujdesur e shtazëve” thuhet: Kushdo që në vend publik mbanë ose ka shtazë pa mbikëqyrje ose pa mjetet e duhura mbrojtëse, dënohet për kundërvajtje.

“Kryesi i kundërvajtjes të paraparë në paragrafin 1 të këtij neni dënohet me gjobë prej pesëdhjetë (50) deri pesëqind (500) Euro”, thuhet në nenin 12 të ligjit në fjalë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?