Qeveria e Serbisë emëron ‘kryetarët’ e Vushtrrisë dhe Skënderajit

Kandidati për deputet të Kovosës nga Lista Serbe, Milan Kostiq, është emëruar kryetar i të ashtuquajturës Autoritet i Përkohshëm i Komunës së Vushtrrisë me vendim të Qeverisë së Serbisë. Në seancën e fundit të Qeverisë së Serbisë, të mbajtur më 18 mars, ishin marrë dy vendime për personelin e Organeve të Përkohshme të komunave Vushtrri […]
Në seancën e fundit të Qeverisë së Serbisë, të mbajtur më 18 mars, ishin marrë dy vendime për personelin e Organeve të Përkohshme të komunave Vushtrri dhe Skënderaj.
Milan Kostiq ka zëvendësuar në këtë pozitë në Vushtrri Aca Misiqin, shkruan Kossev, përkthen Periskopi.
Rajko Tomasheviq është emëruar kryetar i Autoritetit të Përkohshëm në Komunën e Skënderajit.
Serbët jetojnë në katër fshatra të komunës së Vushtrrisë: Preluzhë, Gobuljlë, Gracë dhe Banjskë.
Serbët pretendojnë se rreth 5 mijë banorë jetojnë në këto fshatra.
Kosova natyrisht se nuk njeh këto ‘autoritete të përkohshme” në këto komuna. /Periskopi












