Putin tregon çka i ndodhi të nesërmen pasi u vaksinua kundër COVID-19

Presidenti rus, Vladimir Putin tha ditën e sotme se kishte përjetuar efekte anësore të vogla nga vaksina e koronavirusit. Ai mori dozën e parë të martën më 23 mars, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar një intervistë televizive. “U zgjova të nesërmen në mëngjes pas vaksinimit dhe më dukej se ndjeva dhimbje të lehtë […]
Ai mori dozën e parë të martën më 23 mars, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar një intervistë televizive.
“U zgjova të nesërmen në mëngjes pas vaksinimit dhe më dukej se ndjeva dhimbje të lehtë në muskuj. Mora një termometër dhe temperatura ime ishte normale, ” i tha ai kanalit televiziv shtetëror Rossiya 1.
Ai tha se gjithashtu kishte një ndjenjë të pakëndshme në vendin e injeksionit.












