Pushteti s’e lëshon Putinin: Ai mund të jetë president sërish, e sërish, e sërish

Kuvendi i Rusisë miratoi një ligj në përputhje me ndryshimet në Kushtetutë, i cili, ndër të tjera, i jep presidentit rus, Vladimir Putinit të drejtën të kandidojë përsëri për president. Sipas një prej dispozitave të reja të Kushtetutës së Rusisë, kufizimi i numrit të mandateve gjatë të cilit i njëjti person mund të kryejë detyrën […]
Sipas një prej dispozitave të reja të Kushtetutës së Rusisë, kufizimi i numrit të mandateve gjatë të cilit i njëjti person mund të kryejë detyrën e Presidentit të Rusisë i referohet liderit aktual të vendit pa marrë parasysh mandatet presidenciale.
Ky rregull i mundëson udhëheqësit aktual të kryejë detyrën e Presidentit të Rusisë edhe për dy mandate, raporton Sputnik, transmeton Periskopi.
Dokumenti përcakton që një shtetas rus i cili është të paktën 35 vjeç, i cili ka jetuar përgjithmonë në Rusi për të paktën 25 vjet dhe i cili kurrë nuk ka pasur shtetësi ose leje qëndrimi në një vend tjetër, mund të zgjidhet president i vendit.












