Prokuroria Speciale nuk ia ktheu pajisjet OVL-UÇK’së për këto arsye

Prokuroria Speciale nuk ia ktheu pajisjet OVL-UÇK’së për këto arsye

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL’së, Faton Klinaku, ka dalur në një konferencë për media bashkë me avokatin e kësaj organizate Tomë Gashi, pas vendimit të Speciales që mos t’u kthejë pajisjet që kishte marrë në selinë e kësaj organizate. Klinaku, tha se kishte kërkuar nga Specialja që pajisjet që u morën në selinë […]

Klinaku, tha se kishte kërkuar nga Specialja që pajisjet që u morën në selinë e OVL’së të kthehen aty, kërkesë kjo që ishte refuzuar për shkaqe sigurie.

“Neve na kanë thirrur nga Haga për të thënë që do t’i sjellin pajisjet, unë iu kam thënë që është mirë t’i sillni këtu ato pajisje, më vonë më kanë thënë që për shkaqe sigurie nuk mund të vië në zyret e juaja për të sjellur pajisjet. Dhe kanë kërkuar që për sot 24 mars të vimë të marrim pajisjet në zyrën e prokurorisë së specializuar. Ne kemi autorizuar Tomë Gashin për këtë çështje që të merr ato pajisje, edhe pse përveç telefonatave u kam thënë që ti dërgoni në formë të shkruar, derisa ata kanë thënë se kjo bëhet për shkaqe sigurie’’, tha Klinaku.

E për këtë ka folur edhe Tomë Gashi, personi i autorizuar për të marrë pajisjet. Gashi tha se ata nuk u kishin kthyer pajisjet dhe kishin thënë se arsyet logjistike ishin shkak për këtë refuzim.

“Ata kanë dërguar të dërgojnë dikë në selinë e EULEX’it, që i shfrytëzon prokuroria speciale në Hagë, sepse ata dështuan t’i sjellin ato në OVL edhe pse i kanë marrë këtu. Nëse diçka merr si pajisje për ta hetuar, dhe momentin që përfundon ekspertizat duhet t’i kthesh ku janë marrë, por kjo nuk u përfill nga Prokuroria, sot kam shkuar në ora 10:00 siç është kërkuar, dhe një hetues tha se nuk mund ta bëjnë këtë për arsye logjistike sepse sipas tyre janë të zënë, ajo që ne u kemi dërguar ka qenë të tregojnë se çfarë kanë gjetur në pajisjet e marra, dhe kjo mendojmë se ishte arsyeja përse nuk u kthyen, edhe pse ata na kishin ftuar vetë për t’i marrë’’, shtoi Gashi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?