Profesori amerikan: Vendosja e ambasadës në Jerusalem, mesazh për shtetet që s’e njohin Kosovën

Profesori amerikan: Vendosja e ambasadës në Jerusalem, mesazh për shtetet që s’e njohin Kosovën

Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Alon Ben-Meir nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se Kosova përfiton shumë nga formalizimi i plotë i marrëdhënieve diplomatike me Izraelin. Sipas tij, kjo është domethënëse për të dy vendet, por veçanërisht për Kosovën, shkruan lajmi.net. “Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit, e simbolizuar […]

Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Alon Ben-Meir nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se Kosova përfiton shumë nga formalizimi i plotë i marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

Sipas tij, kjo është domethënëse për të dy vendet, por veçanërisht për Kosovën, shkruan lajmi.net.

“Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit, e simbolizuar me hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është shumë domethënëse për të dy vendet, por veçanërisht Kosovën.”, thotë Ben-Meir.

Ai tutje shkruan se ky është mesazh i qartë ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe veçanërisht për pesë vendet e BE-së që e kundërshtojnë sovranitetin e Kosovës.

Sipas tij, formalizimi i marrëdhënieve me Izraelin, dërgon mesazhin se legjitimiteti i Kosovës si komb i pavarur po rritet.

“Kjo njohje i dërgon mesazh të qartë bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht pesë vendeve të BE-së që kundërshtojnë sovranitetin e saj se legjitimiteti i Kosovës si një komb i pavarur vetëm po rritet.”, thotë ai.

Sipas Ben-Meir, realiteti i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran do të kuptohet edhe nga këto pesë vende të cilat mund të përfitojnë nga njohja e Kosovës.

“Herët ose vonë ata do të arrijnë të kuptojnë realitetin e situatës dhe do të jetë krejtësisht përfitim për që njohje të tilla të vijnë shpejt.”, thotë Ben-Meir.

Kosova është bërë vendi i tretë në botë që ka vendosur ambasadën e vet në Jerusalem dhe kështu ka formalizuar plotësisht njohjen reciproke dhe marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izralit.

Lidhur me këtë çështje është zhvilluar debat i madh në Kosovë dhe vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është kundërshtuar nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Liga Arabe të cilat e kontestojnë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?