Profesor Maloku rrëfen fjalët e Cimës nga Emergjenca

Rasim Thaçi Cima është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare duke lënë vendin pa njërin prej artistëve më të dashur. Ai ka vdekur pas infektimit me Covid-19, derisa më herët e bija e tij dhe artistja Adelina Thaçi ka kërkuar plazma të gjakut me anti-trupa por që duket se nuk kanë mjaftuar për të […]
Ai ka vdekur pas infektimit me Covid-19, derisa më herët e bija e tij dhe artistja Adelina Thaçi ka kërkuar plazma të gjakut me anti-trupa por që duket se nuk kanë mjaftuar për të shpëtuar babain e saj.
Tashmë vendi është përshkuar nga një dhimbje e fortë dhe po shpreh ngushëllime masive për z. Thaçi dhe po përkujton veprimtarinë e tij.
Profesori i Sociologjisë, Fadil Maloku, ka treguar se e ka takuar Cimën në Emergjencë ku po kurohej edhe vetë pas infektimit me Covid.
“Prof. A edhe ti këtu a…!?” – thotë z.Maloku t’i ketë thënë Cima.
Maloku njihet për thënien e tij të famshme: “Terreni është mbreti. Mbreti është terreni.”
Statusi i plotë:
Komshiu im Cima, na la!
Iku në botën e amëshimit. Për herë të fundit u takova me te në emergjencë, ku që të dytē ishim në kontroll…! Fjalët e tij ishin; “Prof. A edhe Ti këtu a…!?
Ai iku, kurse unë ymërli u ktheva!
Zoti e mêshiroftë!












