Presidenti i Izraelit javën e ardhshme nis bisedimet për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit javën e ardhshme nis bisedimet për formimin e qeverisë

Presidenti izraelit Reuven Rivlin njoftoi sot se javën e ardhshme, të hënën, do të fillojë konsultimet për formimin e qeverisë së re me të gjitha partitë që hynë në parlament, Knesset, pas zgjedhjeve të mbajtura në 23 mars. Procesi gjyqësor ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu për korrupsion vazhdon në të njëjtën ditë, kujtojnë mediat izraelite. Rivlin, […]

Procesi gjyqësor ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu për korrupsion vazhdon në të njëjtën ditë, kujtojnë mediat izraelite.

Rivlin, roli i të cilit në jetën politike të vendit është kryesisht ceremonial, do të bisedojë gjithashtu me kandidatët e propozuar nga partitë për kryeministër dhe ai pritet të njoftojë më 7 prill, se cilit prej tyre do t’ia besojë detyrën.

Është zakon që presidenti i Izraelit t’ia besojë formimin e qeverisë anëtarit të Knesset i cili ka mbështetjen më të madhe të deputetëve, përkatësisht udhëheqësit të partisë më të madhe, por ai mund të zgjedhë cilindo nga 120 anëtarët e parlamentit.

Detyra e Rivlin kësaj radhe nuk do të jetë e lehtë sepse pas zgjedhjeve, asnjë bllok partish nuk ka një rrugë të hapur drejt shumicës parlamentare, sipas Associated Press.

Partia konservatore Likud e Benjamin Netanyahut fitoi më së shumti, 30 vende, por me aleatët e saj tradicionalë, partitë fetare dhe nacionalistët, ajo ka vetëm 52 deputetë.

Kundërshtarët e Netanyahut siguruan 57 vende në parlament me 120 deputetë, por as ata nuk kanë shumicë, ndërsa të dy partitë nuk kanë vendosur ende cilën anë do të mbështesin.

Kryeministri i caktuar do të ketë një maksimum prej gjashtë javësh për të përfunduar një marrëveshje koalicioni me partitë e tjera.

Partitë që duan largimin e Netanyahut kanë më pak të përbashkëta sesa fraksionet e krahut të djathtë që mund të bashkohen me të.

Sidoqoftë, mbështetja për Netanyahu ka rënë për shkak të mashtrimit dhe abuzimit në tri raste, përfshirë ryshfetin.

Prezantimi i provave në procesin gjyqësor do të fillojë javën e ardhshme, gjë që mund të jetë e pakëndshme dhe do të marrë kohën e Netanyahut, i cili ka qenë kryeministër për kohën më të gjatë në historinë e vendit, gjithsej 15, dhe vazhdimisht 12 vjet.

Netanyahu mohon të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar dhe akuzon policinë, mediat dhe prokurorët për “gjueti shtrigash”.

Përgjigja në pyetjen nëse Izraeli mund të formojë një qeveri të re nuk do të dihet për javë të tëra, por nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve të pesta në pak më shumë se dy vjet.

Udhëheqësit e partive tashmë po negociojnë një aleancë të mundshme, megjithëse ky është vetëm fillimi.

Netanyahu u mbështet sot nga partia e hebrenjve ultra-ortodoksë Shas, siç pritej.

Kreu i opozitës izraelite që drejton partinë e qendrës Yesh Atid, Jair Lapid u takua me liderët e partive të tjera.

Formimi i koalicionit mund të vendoset nga një parti e vogël islamike e arabëve izraelitë që nuk mbështeste asnjëra palë dhe ish-aleatët e Netanyahut, tani rivalë, udhëheqësja e partisë Jamina Naftali Bennett, Gideon Sar, udhëheqësi i partisë së re Shpresa e Re dhe Benny Ganz , kreu i partisë E kaltër dhe e bardhë. Nëse të paktën bien dakord për diçka, nuk do të ketë zgjedhje të pestë.

Kriza politike në Izrael, një vend me një popullsi prej 9.3 milionë banorësh, ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë. Pavarësisht nga udhëheqja e një prej fushatave më të suksesshme të vaksinimit në botë, Izraeli vështirë se mund të formulojë një politikë koherente.

Që nga kjo javë, qeveria kalimtare do të drejtojë vendin përsëri derisa të formohet një koalicion qeverisës ose të mbahen zgjedhje të reja.

Asnjë parti nuk ka arritur të formojë një qeveri që nga zgjedhjet e vitit 2019, por në maj të vitit të kaluar, pas zgjedhjeve të treta, Netanyahu dhe Ganz ranë dakord të formonin një qeveri të jashtëzakonshme të unitetit kombëtar për të luftuar pandeminë.

Sidoqoftë, ata nuk arritën të bien dakord për një buxhet brenda afatit të caktuar dhe u thirrën zgjedhje të reja.

Nëse qeveria nuk formohet edhe këtë herë, Knesset do të shpërndahet përsëri dhe zgjedhjet do të mbahen përsëri brenda tre muajsh.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?