Prelvukaj i reagon përkrahësit të VV’së: Nëse mendoj ndryshe nga ju nuk i bie që jam kriminel

Prelvukaj i reagon përkrahësit të VV’së: Nëse mendoj ndryshe nga ju nuk i bie që jam kriminel

Artisti kosovar, Genc Prelvukaj, i cili ka doktoruar në fushën e historisë dhe që është këshilltar i ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, u ka reaguar përkrahëseve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se profili në ‘facebook’ është personalisht i tij dhe jo i simpatizuesve të VV’së.   Prelvukaj ka thënë se nëse nuk janë mendimet në […]

Prelvukaj ka thënë se nëse nuk janë mendimet në të njëjtën vijë, kjo nuk i bie që është mendim kundër VV’së dhe përkrahëve të saj, derisa shton se nëse dikush mendon ndryshe nuk do të thotë që është i kriminalizuar, i korruptuar apo s’është patriot.

“Per nje pjese te simpatizuesve te Vetevendosjes :

Ky eshte profili im dhe asesi i juaji. Shkruaj bazuar ne bindjet personale. Nese nuk perputhen me mendimet e juaja, nuk eshte se jam duke vepruar kunder jush. Ne jete ekziston argumenti, perdoreni gjate diskutimit. Ne rast se dikush nuk ndan te njejtin mendim me ju, nuk do te thote se eshte i kriminalizuar, i korruptuar dhe ka mungese patriotizmi”, ka shkruar Prelvukaj.

“Mosdurimi gjate diskutimit shperfaq mungese edukate dhe shkollimi. Une nuk pretendoj qe mbaj monopolin e mendimeve te drejta dhe nuk duhet ta mendoni as ju. Mund te kem pikepamje te gabuara sikurse dhe ju. Per kete arsye ekziston debati dhe korigjimi permes argumentit. Ndersa ofendimet nuk zgjedhin asgje”, shton ai.

Prelvukaj thotë se është e pakuptueshme përpjekja e përkrahësve të VV’së për të përcaktuar dhunshëm profesionin e dikujt tjetër.

“Eshte e pakuptimte tendenca juaj te ma percaktoni dhunshem profesionin. Para se te versuleni me dhembe zhveshur, lexoni ne profil te une cili eshte profesioni dhe pergaditja. Ndryshe turperoheni me fjalen e pare. Poashtu e palogjikshme eshte te provoni te ma dhunoni te drejten qytetare per te shkruar mbi zhvillimet politike, kur tek e fundit e kam nje thirrje qe me jep te drejte”, potencon tutje.

“Kam edhe te njohur e te aferm ne radhet tuaja, te cilet ne momente te pakuptimta kane shfryre cinizem e ofendim ndaj mendimeve te mia. Nje pjese e tyre kane ndrruar bindje politike, por skam ndrruar une ndaj tyre dhe as qe do te ndryshoj ndonjehere. Ne asnje menyre nuk mund ta kthejne respektin tim me. Fjala vret me shume se sepata dhe ajo nuk harrohet”, ka thënë ai.

“Ne fund, nese mendimi i kundert ju kalon ne neveri dhe ju shtyn drejt arrogances e sulmeve verbale, me falni por keni probleme. Kete situate une e trajtoj me nje bllokim ne rrjete sociale, por ju jeni ne probleme qe ua marrin frymen cdo dite. Keshtu nuk i beni dobi as formacionit tuaj politik.

Shendet dhe mirupafshim”, ka përfunduar Prelvukaj

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?