Polonia: Ne e marrim vaksinën AstraZeneca

Polonia nuk po konsideron asnjë skenar që përfshin asgjësimin e vaksinave të AstraZeneca, deklaroi kreu i Agjencisë Kombëtare të Rezervave (ARM). Në një intervistë me të përditshmen polake “Dziennik Gazeta Praëna” (DGP), Michal Kuczmieroëski shpjegoi se dyshimet kishin të bënin vetëm me një seri të vaksinës AstraZeneca, e dërguar në mes të shkurtit, që u […]
Polonia nuk po konsideron asnjë skenar që përfshin asgjësimin e vaksinave të AstraZeneca, deklaroi kreu i Agjencisë Kombëtare të Rezervave (ARM).
Në një intervistë me të përditshmen polake “Dziennik Gazeta Praëna” (DGP), Michal Kuczmieroëski shpjegoi se dyshimet kishin të bënin vetëm me një seri të vaksinës AstraZeneca, e dërguar në mes të shkurtit, që u bllokua nga disa vende.
Kuczmieroëski vuri në dukje se pezullimi i dërgesave në vendet e tjera nuk nënkuptonte se dërgesat drejt Polonisë janë në rritje.
Gjërat nuk funksionojnë në këtë mënyrë”, deklaroi ai.
Ai gjithashtu i tha gazetës se prodhuesit duhet të njoftojnë në prill se planifikojnë të japin rreth 5 milionë doza.
“Koha do të tregojë se sa të besueshme do të jenë këto deklarata”, tha ai./Atsh












