Përplasje të tmerrshme mes Washingtonit e Berlinit: Blinken sulmon ashpër Gjermaninë për gazin rus

Përplasje të tmerrshme mes Washingtonit e Berlinit: Blinken sulmon ashpër Gjermaninë për gazin rus

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë deklarata të forta e të ashpra kundër Gjermanisë në përplasjen e parë serioze mes dy vendeve që mund të përcaktojë potencialisht edhe të ardhmen e Republikës së Kosovës. Ai tha se gazsjellësi “Nord Stream 2”, që po ndërtohet nga Rusia në Gjermani, bie ndesh me vetë interesat […]

Ai tha se gazsjellësi “Nord Stream 2”, që po ndërtohet nga Rusia në Gjermani, bie ndesh me vetë interesat e Bashkimit Evropian dhe mund ta minojë Ukrainën.

Gjermania po përpiqet që ta përfundojë ndërtimin e këtij gazsjellësi, pavarësisht kundërshtimit të vazhdueshëm nga Shtetet e Bashkuara për më shumë se një dekadë. Duke folur në vizitën e tij të parë në selinë qendrore të NATO-s, kryediplomati amerikan tha se do të takohet me homologun gjerman, Heiko Maas, për të diskutuar për këtë çështje.

“Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë, ai beson se gazsjellësi është ide e keqe, e keqe për Evropën, e keqe për Shtetet e Bashkuara, në fund të fundit është në kundërshtim me vetë qëllimet e BE-së për siguri”, tha Blinken gjatë takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ai (gazsjellësi) ka potencial për t’i minuar interesat e Ukrainës, Polonisë dhe disa partnerëve dhe aleatëve të ngushtë”, shtoi Blinken, duke thënë se me ligjin amerikan kërkohet që Uashingtoni t’u vendosë sanksione kompanive që marrin pjesë në projektin “Nord Stream 2”, shkruan Reuters.

Gazsjellësi që është bërë “mollë sherri” mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë tashmë është përfunduar rreth 95 për qind dhe mund të përfundojë plotësisht në shtator, sipas analistëve.

Shtetet e Bashkuara kanë frikë se Rusia do të mund ta përdorte këtë gazsjellës si mjet për t’i dobësuar shtetet e BE-së duke ua rritur varësinë ndaj Moskës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?