Për 14 vjet s’i shkoi asnjëherë, në dy vitet e fundit Kurti ka bërë tri vizita te varri i Rugovës

Për 14 vjet s’i shkoi asnjëherë, në dy vitet e fundit Kurti ka bërë tri vizita te varri i Rugovës

Që nga vdekja e tij në janarin e ftohtë të vitit 2006 e deri në shkurtin e 2020-s, Albin Kurti nuk kishte qenë asnjëherë në varrin e ish presidentit Ibrahim Rugova. Por, prej shkurtit 2020, akulli u thye dhe Kurti nuk po i ndahet këtij varri. Asnjëherë të vetme Albin Kurti nuk kishte vizituar varrin […]

Asnjëherë të vetme Albin Kurti nuk kishte vizituar varrin e ish presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova për katërmbëdhjetë vjet rresht.

Por, për një periudhë të shkurtër dy vjeçare, ai vizitoi varrin e Rugovës plot tri herë.

Një gjë të tillë e bëri edhe sot, më 24 mars, një ditë para se të ri-merrte postin e kryeministrit të vendit, shkruan Periskopi.

Vetëvendosje në fund të viteve 2000, kishte qenë aq e ashpër me LDK-në dhe Rugovën në veçanti sa e kishte quajtur “kolaboracionist” dhe madje akuzonte Hashim Thaçin që i kishte shkuar te varri.

“Ti që thirresh në emër të luftës dhe në emër të atyre që dhanë jetën për çlirim, pranove që në Rambuje të jetë edhe Ibrahim Rugova, njeriu që kurrë nuk e njohu UÇK–në.” – shkruhej në komunikatën e Vetëvendosjes që tashmë është fshirë pas raportimeve të Periskopit, e të cilat më pas i morën edhe mediat e tjera të vendit.

“Në varrimin e Rugovës nuk ishte familja Jashari, nuk ishte Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe nuk ishin edhe shumë bashkëluftëtarë e atdhetarë të cilët e dinin dëmin politik që Kosovës i bëri Rugova e rugovizmi. Por ti ishe aty dhe nuk të vinte fare turp sepse tani më nuk dalloheshe nga ai. Jo vetëm që flisje si ai, por tani ishe mësuar që edhe të silleshe si ai. Të ka mbetur vetëm edhe gur të fillosh të shpërndash.” – shkruhej më tej në komunikatën e quajtur “Gjaku i Humbur”

Por, me vizitën e sotme, bëhen plot tri vizita të Kurtit te varri i Rugovës.

Përveç 17 shkurtit 2020, Kurti kishte qenë te varri i ish presidentit edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?