PDK, LDK e AAK kundër zgjedhjes së Osmanit presidente

Sot kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe u.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për Presidente të vendit. Përderisa Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja nuk do të votojë një president partiak siç ishte Hashim Thaçi, Enver Hoxhaj ka deklaruar se pas mbledhjes së Këshillit […]
Sot kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe u.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për Presidente të vendit.
Përderisa Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja nuk do të votojë një president partiak siç ishte Hashim Thaçi, Enver Hoxhaj ka deklaruar se pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, kanë vendosur që të mos e votojnë Osmanin për Presidente, shkruan Periskopi.
Kjo mund të përbëjë një ‘krizë’ të re për vendin tonë por edhe për Vetëvendosjen e cila ka 63 vota pro për të formuar institucionet, por i duhen 81 vota në total për zgjedhjen e presidentit.
Në anën tjetër, kundër zgjedhjes së Osmanin për Presidente ka dalë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në krye me Ramush Haradinajn, e cila ka deklaruar se nuk ka votë pro Osmanit, por ka thënë se do të bashkëpunojë me Vetëvendosjen në rast se VV dhe Osmani e mbështesin Haradinajn për president të vendit.
Kujtojmë se u.d. e Presidentes, Vjosa Osmani, kishte paralajmëruar edhe shkuarjen në zgjedhje të reja nëse ajo nuk zgjidhet president, veprim ky që ishte cilësuar si shantazh nga partitë e opozitës. /Periskopi












