PDK e AAK të gatshme për zgjedhje të reja, nuk do ta votojnë Osmanin për Presidente

PDK e AAK të gatshme për zgjedhje të reja, nuk do ta votojnë Osmanin për Presidente

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për çështjen e Presidentit. Ajo ka thënë se nuk mendon që ndonjë deputet i PDK-së do ta votojë Vjosa Osmanin. ‘’Të gjithë janë të lirë të votojnë, unë po them për vete që edhe nëse e gjithë PDK-ja e voton Vjosa Osmanin, Ganimete Musliu nuk do ta votojë. […]

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për çështjen e Presidentit.

Ajo ka thënë se nuk mendon që ndonjë deputet i PDK-së do ta votojë Vjosa Osmanin.

‘’Të gjithë janë të lirë të votojnë, unë po them për vete që edhe nëse e gjithë PDK-ja e voton Vjosa Osmanin, Ganimete Musliu nuk do ta votojë. Të gjithë janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre, por unë nuk mendoj që ndonjë deputet i PDK-së e voton Vjosa Osmanin për Presidente…Ne jemi të gatshëm edhe për zgjedhje të reja, jo vetëm tash por kurdo që ata duan. PDK-ja nuk është këtu për të krijuar institucione, ne jemi opozitë, qytetarët e kanë shpallur fituese Vetëvendosjen andaj përgjegjësia iu takon atyre’’, ka thënë Musliu në T7, transmeton Periskopi.

Në anën tjetër, Ardian Gjini nga AAK gjithashtu ka deklaruar se partia ku ai bën pjesë nuk do të votojë dhe as nuk do t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për Presidente.

“Partia fituese mund ta bëjë qeverinë qartë, por i duhen vota për Presidentin dhe në këto rrethana partia fituese duhet të gjejë mënyrë për t’i gjetur votat që i mungojnë sepse nuk i ka fituar krejt, nuk e ka fituar të drejtën për ta zgjedhur presidentin… Qëndrimi në sallë nënkupton votë për presidentin dhe AAK nuk ka votë të tillë”, ka thënë Gjini në Klan Kosova.

Kujtojmë se Vjosa Osmani sot është takuar edhe me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, por pas takimit nuk kanë bërë të ditur nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për sigurimin e votave të nevojshme për Osmanin që të bëhet Presidente. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?