Pasi u vaksinua: Kurti takon përfaqësues të agjencivë të OKB-së, i falënderon për vaksinat

Pasi u vaksinua: Kurti takon përfaqësues të agjencivë të OKB-së, i falënderon për vaksinat

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Kosovë. Kreu i ekzekutivit i falënderoi agjencitë për kontributin që kanë dhënë për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës dhe për sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave anti-COVID Duke […]

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Kosovë.

Kreu i ekzekutivit i falënderoi agjencitë për kontributin që kanë dhënë për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës dhe për sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave anti-COVID

Duke folur për krizën me pandeminë në gjithë globin, Kurti tha se kjo krizë në Kosovë u thellua edhe më shumë me rrëzimin e padrejtë të qeverisë vitin e kaluar. Kryeministri theksoi se aktualisht në Kosovë po ndodhin mesatarisht 10 vdekje në ditë, ndërsa asnjë pacient me koronavirus nuk po e mbijeton daljen nga respiratori.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke i falënderuar për kontributin rreth kontingjentit të parë të vaksinës,  tha se shpreson në bashkëpunimin e mëtejmë të agjencive të KB-së në tejkalimin e krizës me virusin.

Përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara të pranishëm në takim uruan kryeministrin Kurti dhe ministrin Vitia për fitoren në zgjedhje dhe formimin e qeverisë. Koordinatorja për Zhvillim e KB-ve, Ulrika Richardson tha se kabineti i ri qeveritar mund të llogarisë në ndihmën dhe mbështetjen e agjencive, por njëkohësisht tha se pret bashkëpunim dhe koordinim me qeverinë.

Edhe përfaqësuesit e tjerë e njoftuan Kurtin dhe ministrin Vitia me punën që kanë bërë dhe po e bëjnë në Kosovë, duke ofruar përkrahjen e mëtejshme.

Kurti u premtoi përkrahjen e tij dhe të kabinetit, sepse siç tha ai, duam të bashkëpunojmë me të gjithë për të mirën e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?