Pas dy ditësh me mbi 700 raste, kryeministri Hoti paralajmëron vendimin për masat në ora 15:00

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë ditës së sotme do të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit dhe rishikimi i masave në fuqi anti-Covid-19. Hoti para pak ditësh kishte marrë vendim që masat anti-Covid të mbeteshin të njëjta, pasi kishte një stabilitet të […]
Hoti para pak ditësh kishte marrë vendim që masat anti-Covid të mbeteshin të njëjta, pasi kishte një stabilitet të gjendjes pandemike në vend.
Por, në dy ditët e fundit numri i rasteve ka shkuar në mbi 700, çka edhe e ka ndërruar trajektoren e përgjithshme, shkruan Periskopi.
Kryeministri ka paralajmëruar takimin e Komitetit anti-Covid në ora 15, e i cili do të marrë vendimin për masat në fuqi dhe për pushimin pranveror.
Në takimin e sotëm nuk ka munguar as kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.
Statusi i plotë:
Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani, Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, Zëvendësministrin e Arsimit Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve, kemi analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19.
Pas analizës kemi vendosur që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti Covid-19.












