Para dy ditësh e bëri për spital fëmijën e saj, nëna nga Podujeva sot e rrahu sërish në QKUK

Para dy ditësh e bëri për spital fëmijën e saj, nëna nga Podujeva sot e rrahu sërish në QKUK

Raporti social në një familje në Podujevë i ka tejkaluar të gjitha normat normale të bashkëjetesës, duke përdorur dhunën brenda familjes si qasje e edukimit ndaj fëmijës.  Rasti i rëndë ka ndodhur më datë 10 mars, ku një nënë nga Podujeva ka rrahur aq keq fëmijën e saj, saqë e ka bërë për QKUK. Rastin […]

Raporti social në një familje në Podujevë i ka tejkaluar të gjitha normat normale të bashkëjetesës, duke përdorur dhunën brenda familjes si qasje e edukimit ndaj fëmijës.  Rasti i rëndë ka ndodhur më datë 10 mars, ku një nënë nga Podujeva ka rrahur aq keq fëmijën e saj, saqë e ka bërë për QKUK.

Rastin për këtë keqtrajtim të fëmijës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

 

“Podujevë, 10.03.2021 – 11:30. Raportohet se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht fëmiun e saj viktimën kosovar. Viktima nga babai është dërguar fillimisht në emergjencën e Podujevës, e me pas në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

 

Prokuroria për këtë rast ka marr vendim që rasti të shkojë me procedurë të rregullt.

Duke e shfrytëzuar këtë vendim të prokurorisë, nëna që ka kryer veprën e rëndë të rrahjes së fëmijës së saj në shtëpi në Podujevë, ajo sot e ka rrahur përsëri fëmijën e saj.

Përkundër që fëmija gjendet i shtrirë në QKUK, nëna e tij sot e ka rrahë përsëri fëmijën në spital, ku ka qenë duke marrë tretman mjekësor pas rrahës që i kishte shkaktuar para dy dite.

Burime nga QKUK kanë bërë të ditur për IndeksOnline, se ajo ka filluar sot të rrahë fëmijën e saj, që ishte i shtrirë në QKUK.

Të njëjtat burime kanë thënë se pas rrahjes është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka arritur në QKUK dhe ka arrestuar të dyshuarën.

Arrestimin e nënës së fëmijës sot në QKUK, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Me  datën 12.03.2021 në ora 14:00, me urdhër të prokurorit të shtetit  është arrestuar dhe më pas  ndaluar për 48 orë e dyshuara , pasi  që e njëjta dyshohet se  sot rreth orës 10:00, e kishte përsëritur veprën”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Më datën 10.03.2021 prokurori kujdestar, rastin e ka kualifikuar si keqtrajtim, apo braktisje e fëmijëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?