Pallaska: VV duhet të kërkojë falje që përdori armën e pështirë politike kundër kundërshtarëve

Pallaska: VV duhet të kërkojë falje që përdori armën e pështirë politike kundër kundërshtarëve

Analisti politik dhe avokati i njohur Dastid Pallaska ka bërë një koment në Facebook pas gjuhës së përdorur nga një deputete opozitare kur pretendonte se vajza e kryeministrit të ri, Kurtit, nuk fliste në gjuhën shqipe. Pallaska ka deklaruar se sulmi ndaj familjarëve të kundërshtarëve politikë ka qenë “arma më e preferuar e Lëvizjes Vetëvendosje […]

Pallaska ka deklaruar se sulmi ndaj familjarëve të kundërshtarëve politikë ka qenë “arma më e preferuar e Lëvizjes Vetëvendosje prej themelimit të kësaj partie politike.”

Ai ka konsideruar se kjo është “formë primitive e të bërit politikë”, shkruan Periskopi.

Pallaska ka konsideruar që Vetëvendosje duhet të kërkojë falje publike për “të gjitha fyerjet e sulmet, përfshirë edhe ato fizike, që ka bërë ndaj anëtarëve të familjes së kundërshtarëve dhe/apo kritikëve të vet politikë.”

Statusi i plotë:

Ofendimi dhe sulmi ndaj anëtarëve të familjes së kundërshtarëve dhe/apo kritikëve politikë ka qenë arma më e preferuar e Lëvizjes Vetëvendosje prej themelimit të kësaj partie politike.

Kjo armë është përdorur posaçërisht ndaj atyre kundër të cilëve Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur as argument për t’iu përgjigjur e as kapacitet që me kërcënim t’i heshtë.

Gjithmonë e kam gjykuar dhe vazhdoj ta gjykoj këtë formë primitive të të bërit politikë, që është karakteristikë e partive të ekstremit të majtë.

Tash Lëvizja Vetëvendosje dëshiron ndryshim të këtij diskursi, vetëm pse paska shijuar pak helmin e vet.

Duke lënë anash hipokrizinë e këtij ndryshimi, këtë kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje duhet ta pranojmë të gjithë. Por, me një kusht.

Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkoj falje publike për të gjitha fyerjet e sulmet, përfshirë edhe ato fizike, që ka bërë ndaj anëtarëve të familjes së kundështarëve dhe/apo kritikëve të vet politikë.

Vetëm kështu mund ta mbyllin këtë kapitull të pshtirë të politikës vendore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?