Pallaska: Shoqëritë që nuk e respektojnë historinë e tyre zhbëhen

Pallaska: Shoqëritë që nuk e respektojnë historinë e tyre zhbëhen

Avokati, Dastid Pallaska në përkujtim të 22 vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë, ka thënë se është e dhimbshme se në çfarë situate na gjen ky përvjetor. Pallaska ka thënë se mosrespektimi i historisë është mohim i vetëvetë sdhe se nëse nuk respektohet historia atëherë ajo mund të […]

Pallaska ka thënë se mosrespektimi i historisë është mohim i vetëvetë sdhe se nëse nuk respektohet historia atëherë ajo mund të zhbëhet, transmeton Periskopi.

“Mosrespektimi i historisë është mohim i vetëvetës. Shoqëritë që nuk e respektojnë historinë e tyre zhbëhen”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i tij i plotë:

22 vite pas, akterët e njëjtë me role të ndryshme:

  1. Ministri i Propagandës së Millosheviqit, President i Serbisë, dhe atë me imazh të një “burrështetasi modern, pro-perendimor dhe reformator.”
  2. Zëdhënësi i Millosheviqit, Kryetar i Kuvendit të Serbisë dhe atë me paturpësinë e gjykimit të “krimeve të shqiptarëve në luftën e Kosovës” në forume ndërkombëtare.
  3. Serbia paraqitet dhe trajtohet si viktimë e luftës së Kosovës nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, aq sa Kosova u detyrua të krijojë Dhomat e Specializuara në Hagë për të trajtuar një prodhim fiksioni në regji të Dick Marty-t.
  4. Lufta çlirimtare ndiqet penalisht si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku përpjekja për liri është përkufizuar si “plan kriminal” për sundim të vendit.
  5. Lufta brutale për pushtet në Kosovë, që nuk ka ndarë individët/politikanët nga lufta çlirimtare, ka armiqësuar një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë me UÇK-në, aq sa sot luftëtarët e lirisë – nëse e përmendin kontributin e tyre në luftë – duhet të arsyetohen se nuk ishin kriminelë të luftës apo të pas-luftës.

E dimbshme në çfarë situate paradoksale na gjen ky përvjetor i ndoshta datës më shpresëdhënëse të historisë tonë.

Fatkeqësisht, vendi ka mbetur në mëshirën e njerëzve që mendojnë se historia fillon me ta.

Historinë nuk duhet ta glorifikojmë. Thjeshtë duhet ta respektojmë, me gjitha të mirat dhe të këqijat që mund t’i ketë.

Mosrespektimi i historisë është mohim i vetëvetës.

Shoqëritë që nuk e respektojnë historinë e tyre zhbëhen.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?