Pal Lekaj e kap programin e Albin Kurtit dhe e përbuz: Është fletushkë si e komunistëve

Deputeti i AAK-së e ka quajtur “fletushkë” ekspozenë e prezantuar nga kryeministri në ardhje, Albin Kurti. Ai ka përbuzur të gjitha pikat e prezantuara nga Kurti, duke thënë që nga “turri për të ardhur në pushtet, nuk ka pasur kohë të përgatitet”. “Përmendët dialogun, por nuk listuat se si do t’i qaseni. E përmendët shëndetësisë, […]
Ai ka përbuzur të gjitha pikat e prezantuara nga Kurti, duke thënë që nga “turri për të ardhur në pushtet, nuk ka pasur kohë të përgatitet”.
“Përmendët dialogun, por nuk listuat se si do t’i qaseni. E përmendët shëndetësisë, krejt e dimë që situata nuk është e mirë, por nuk treguar planin e veprimit prej ditës së nesërme. E përmendët ekonominë pa shifra. Përmendët mirëqenien sociale, dhe askush nuk pashë se si do t’i qasemi.”
Z.Lekaj e krahasoi ekspozenë e z.Kurti me manifestin e partisë komuniste.
“89 deputetë i ka pasë Qeveria Mustafa, ne e kemi rrëzu bashkë me 31 deputetë.” – shtoi ai. /Periskopi












