Pacolli tregon se a do të votojë Osmanin për Presidente

Pacolli tregon se a do të votojë Osmanin për Presidente

Vjosa Osmani po vazhdon bisedimet me ish-partinë e saj për të siguruar vota, Pacolli thotë që s’ia ka kërkuar votën askush. Kjo javë pritet të jetë vendimtare për pozitën e kryetarit të shtetit. Këtë pozitë më së shumti po e lakmon, deputetja nga radhët e LVV, Vjosa Osmani. E Osmanit do t’i duhen 80 vota […]

Vjosa Osmani po vazhdon bisedimet me ish-partinë e saj për të siguruar vota, Pacolli thotë që s’ia ka kërkuar votën askush.

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për pozitën e kryetarit të shtetit. Këtë pozitë më së shumti po e lakmon, deputetja nga radhët e LVV, Vjosa Osmani.

E Osmanit do t’i duhen 80 vota për të fituar mandatin e plot në krye të presidencës. Por, për t’u bërë gruaja e dytë që e udhëheq këtë institucion, ish-kryetarja e kuvendit po shpreson në votat e ish-partisë së saj.

Megjithatë me 15 ulëse sa ka në kuvend LDK, jo të gjithë janë të mendimit për të mbështetur Osmanin.

Përveç Agim Veliut e Driton Selmanajt që do t’i duhet që t’i bind më shumë, kandidatës për presidente do t’i duhet që ta bind edhe kryetarin e AKR-së.

Behgjet Pacolli që në zgjedhjet e fundit ka garuar në një listë me LDK-në, në një intervistë për T7 thotë që do të merr pjesë në seancat e Kuvendit.

Mirëpo, presidenti i tretë i Republikës së Kosovës thotë që nuk e ka vendosur akoma se a do të ketë votë për Osmanin, pasi një gjë e tillë nuk i është kërkuar akoma nga askush.

Paqartësi rreth çështjes së presidentit ka brenda LDK-së, por jo edhe tek partitë tjera opozitare.

Nga AAK janë të vendosur që nuk të marrin pjesë në seancën e presidentit e që rrjedhimisht as nuk do të votojnë, ndërsa njësoj do të veprojnë edhe nga PDK.

Këta të fundit kanë radhitur edhe disa arsye se pse sipas tyre kanë marr këtë vendim.

“PDK dhe strukturat e saj, Këshilli Drejtues dhe Kryesia kanë marrë qëndrim që nuk do të ketë votë për znj.Osmani për kandidate si Presidente. Arsyeja e parë është që në asnjë moment të jetës së saj politike dhe legale nuk ka reflektuar si person i unitetit, pra pozicioni i Presidentit punën e parë, dhe momentin e parë e karakteristikën e parë si pozicion duhet ta ketë si personalitet që reflekton unitet dhe gjithëpërfshirje në kuptimin e udhëheqjes. Veti këto që nuk i gjejmë tek ajo, që nga hyrja në skenën politike e deri sot në asnjë rast dhe moment nuk e kemi parë personalitetin e unitetit tek ajo.”, u shpreh Ferat Shala, deputet i PDK-së

E i vetmi i paparishikueshëm nga kjo parti mund të jetë Xhavit Haliti.

Haliti që votoi pro zgjedhjes së Glauk Konjufcës në krye të kuvendit, ka deklaruar se vota e tij do të varet nga disponimi që ka ky në ditën e seancës së zgjedhjes së presidentit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?