“Nuk e thërras z.Kurti në këtë studio” – A i kushtoi kjo deklaratë Ridvan Berishës me suspendim nga RTK-ja

“Nuk e thërras z.Kurti në këtë studio” – A i kushtoi kjo deklaratë Ridvan Berishës me suspendim nga RTK-ja

Gazetari Ridvan Berisha, ka njoftuar sot se është suspenduar nga puna në RTK. Për suspendimin e tij, Berisha e ka fajësuar Albin Kurtin dhe disa kolegë të tij në RTK, për të cilët thotë se kanë pasur ndikim në suspendimin e tij, raporton Express Të martën e javës së kaluar, në përmbyllje të emisionit “Debat” […]

Gazetari Ridvan Berisha, ka njoftuar sot se është suspenduar nga puna në RTK. Për suspendimin e tij, Berisha e ka fajësuar Albin Kurtin dhe disa kolegë të tij në RTK, për të cilët thotë se kanë pasur ndikim në suspendimin e tij, raporton Express

Të martën e javës së kaluar, në përmbyllje të emisionit “Debat” të cilin e ka udhëhequr deri më tani, Ridvan Berisha tha se nuk do ta ftojë asnjëherë në emision Kryeministrin Albin Kurti.

“Nesër nuk do të shihemi nga kjo studio, e as pasnesër. Në fakt, jo pse kështu ka vendosur menaxhmenti im, por sepse nesër dhe pasnesër kemi futboll. Ndoshta vendos ekipi i Kurtit, por unë nuk e thërras z. Kurti që të jetë në këtë studio sepse ftesa mund të jap leksionin edhe të oportunizmit, e ekipi i tij e di fare mirë këtë punë. Po deshën të më njoftojnë e dinë numrin tim, unë i pres në studio”, kishte thënë Berisha.

Ndërkaq sot, Berisha njoftoi përmes një postimi në Facebook se është suspenduar nga puna, e për këtë ai e ka fajësuar Kryeministrin Albin Kurti.

Në njoftimin për suspendimin nga puna, Berisha ka thënë se kolegët e tij në RTK, Festim Kabashi, Xhymret Veliu e Ngadhnjim Kastrati e suspenduan pak ditë pasi Albin Kurti mori postin e Kryeministrit.

Ai i ka quajtur tifozë të Kurtit Veliun, Kastratin e Kabashin.

“Albin Kurti, një punë sapo të mbaruan oportunet e konformistët, drejtues në RTK, Festim Kabashi me Xhymret Veliun, nën mbështetjen e Ngadhnjim Kastratit. Me suspeduan ne ditën e pare qe ju e morët ta udhëhiqni Qeverine duke e kamufluar suspendimin me shkelje rregullash. Tifozet tuaj, ju, ekipi juaj Kurti i gëzoheni pa masë këtij suspendimi, siç keni bërë fushatë të tmerrshme linçuese vite më parë kundër meje”, ka shkruar Berisha.

Deklarata e plotë e Ridvan Berishës për Kurtin:

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?