Njihuni me shtetin që ka regjistruar vetëm 30 vdekje nga COVID-19

Njihuni me shtetin që ka regjistruar vetëm 30 vdekje nga COVID-19

I vendosur në pjesën veriore të oqeanit Atlantik ishulli i Islandës është shembulli ideal për menaxhimin e pandemisë së coronavirusit të ri dhe arritjes për të jetuar një jetë normale dhe të qetë pa shqetësimet qe covid-19 ka sjellë në të gjithë pjesën tjetër të botës. Ishulli i vogël regjistron deri tani më pak se […]

Ishulli i vogël regjistron deri tani më pak se 30 vdekje që nga fillimi i pandemisë, ndërsa prej javësh nuk ka shënuar asnjë humbje jete dhe shifrat e infektimeve janë në minimum.

Aktualisht banoret e ishullit të Islandës jetojnë çdo ditë sikur covid-19 mos të kishte ekzistuar kurrë. Nxënësit frekuentojnë rregullisht shkollat, baret dhe restorantet janë plotësisht të hapur dhe askush nuk ndjen stres kur futet aty, ndërsa turistët gjejnë paqe teksa vizitojnë ketë vend të mrekullueshëm.

Programi i suksesshëm i testimit dhe vaksinimit, qeveria transparente dhe qytetarë të disiplinuar, janë hallkat e menaxhimit të situatës që në fillimet e pandemisë. Aktualisht vendi ka shënuar edhe rimëkëmbje ekonomike çfarë ka sjellë edhe qetësinë në jetën e përditshme.

Megjithatë faktori kryesor ne suksesin e ishullit për të jetuar në normalitet të plote me sa duket ishte izolimi. Ky shtet ishullor gjendet i izoluar gjeografikisht dhe ka një popullsi prej rreth 350 mijë banorë.

Ajo çfarë ishte thelbësore në këtë situatë ishte edhe mënyra se si opinioni publik, qytetaret në Islandë kane marrë pjesë në gjithçka. Njerëzit vërtetë filluan t’i besojnë këshillave të ekspertëve dhe shkencëtarëve duke ndërruar kështu edhe sjelljet e tyre. Por jo vetëm vendasit por edhe turistet kane treguar një sjellje shembullore që në qershorin e kaluar atëherë kur ishulli hoqi izolimet për ta.

Islanda deri më tani ka vaksinuar afro 13 mijë banorë, e rreth 34 mijë tjerë kanë marrë të paktën njërën dozë, kurse pritet që edhe 21 mijë tjerë t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit.

Megjithë situatën thuajse plotësisht normale, autoritetet po mendojnë te vendosin si kusht pajisjen me pasaportën e vaksinave për këdo qe do të hyjë në Islandë në të ardhmen.

Megjithatë, pandemia dhe shqetësimi prej pasojave te saj duket se i kane lëne radhën fenomeneve natyrore siç është edhe zgjimi pas 900 vitesh i vullkanit me te madh ne ishull.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?