Një vit pas rastit të parë me Covid-19 në Viti – flet kryetari Haliti

Një vit pas rastit të parë me Covid-19 në Viti – flet kryetari Haliti

Me 13 mars të vitit të kaluar u konfirmua rasti i parë me Covid-19 në Komunën e Vitisë, për ta bërë këtë qytet që të karantinohet pas disa ditëve. Por si është gjendja 1 vit pas rastit të parë në këtë komunë, ka treguar për Periskopin kryetari, Sokol Haliti. Haliti ka thënë se paraqitja e […]

Haliti ka thënë se paraqitja e rastit të parë me koronavirus me 13 mars 2020, u pa si diçka e panjohur. Ai ka rrëfyer momentet pas rastit të parë në këtë komunë.

“Fatkeqësisht në komunën tonë gati një viti me parë ishte paraqitur rasti i  parë i një qytetari të prekur me virusin COVID-19 që asokohe ishte i panjohur jo vetëm për ne por për gjithë globin. Natyrisht se ne ato çaste ne kemi reaguar menjëherë duke marrë masat e nevojshme në bashkëpunim me institucionet përkatëse që të menaxhojmë sa më mirë situatën e krijuar dhe të parandalojmë përhapjen e shpejt të këtij virusi të rrezikshëm. Si pasoj e këtij virusi ishin marrë masa të nevojshme në koordinim dhe bashkëpunim me institucionet shëndetësore dhe në rekomandim të IKSHPK-së, natyrisht se këto masa kanë ndikuar edhe në dëmtime të sektorëve të ndryshme të ekonomisë dhe ne jemi munduar të minimizojmë dëmet në të gjitha sektorët. Dhe si çdo vend për gjatë këtij viti kemi pasur edhe humbje të jetës së qytetarëve tanë nga ky virus prandaj dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre”, ka thënë ai për Periskopin.

I pari i Vitisë ka treguar se si është gjendja në qytetin e tij pas 1 viti me pandeminë Covid-19.

“Pas një viti punë dhe menaxhim intensiv të situatës në bashkëpunim me institucionet përkatëse shtetrore, shoqatave, bamirësve dhe të gjithë vullnetarëve ne kemi arritur të ju dalim në ndihmë qytetarëve të komunës sonë.  Natyrisht se beteja me koronavirus nuk ka përfunduar jo vetëm për komunën e Vitisë, por për gjithë globin dhe shpresojmë që kjo betejë të fitohet sa më parë pasi që është në interes të shëndetit të gjithë qytetarëve”, u shpreh ai.

Haliti ka folur edhe për përkrahjen e Qeverisë Kurti asokohe dhe Qeverisë Hoti, për të cilët theksoi se nuk nuk iu janë ofruar mundësitë që i kanë kërkuar.

“Jemi përkrahur por natyrisht se nevojat dhe kërkesat kanë qenë më të mëdha sesa mundësitë që na janë ofruar, megjithatë me ndihmën e shumë shoqatave, donatorëve, bizneseve ne kemi arritur të ju ndihmojmë qytetarëve në nevojë qoftë me pako ushqimore apo higjenike”, ka thënë Haliti.

Ndërkohë, deri më sot në Viti janë regjistruar 1268 raste positive, 56 kanë vdekur ndërsa janë shëruar 1106 persona.

Ndërsa, në Kosovë për 1 vit pandemi numri total i rasteve pozitive është 76.110 me 1.688 raste të vdekjes derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.892 persona që kanë fituar betejën më koronavirus./Periskopi/

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?