Një vit pa drejtor, Qeveria Hoti heq dorë për zgjedhjen e drejtorit të ri të doganës

Një vit pa drejtor, Qeveria Hoti heq dorë për zgjedhjen e drejtorit të ri të doganës

Shtyhet sërish përzgjedhja e drejtorit të ri të Doganës së Kosovës, dhe kështu ky institucion i rëndësishëm për mbushjen e arkës së shtetit, vazhdon të udhëhiqet tash e një vit me ushtrues detyre, fillimisht nga Ibrahim Xhaka dhe aktualisht nga Bajram Rexha. Emërimi i drejtorit të ri të Doganës ka mbetur në diskrecionin e Qeverisë […]

Emërimi i drejtorit të ri të Doganës ka mbetur në diskrecionin e Qeverisë së re, përkatësisht të ministrit të ri të Financave, raporton KosovaPress.

Ani pse për procesin e drejtorit të doganës, konkursi dhe rekrutimi për listën e ngushtë finale ishte proceduar nga Ministria e Financave e drejtuar deri disa ditë më parë nga ish-ministrja Hykmete Bajrami, megjithëse me rekomandim të kompanisë të angazhuar nga Ambasada Britanike që ofron mbështetje institucioneve të Kosovës në procesin e rekrutimit të pozitave të larta, kjo përzgjedhje është shtyrë deri në ardhjen e Qeverisë së re.

Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi thekson për KosovaPress se me rekomandim të kompanisë britanike zgjedhja e drejtorit të ri të Doganës nuk do të bëhet nga Qeveria në detyrë.

“Rekomandimi është prej britanikëve që kanë marrë pjesë në përzgjedhje që me prite deri në ardhjen e Qeverisë së re, kështu që unë nuk e kam përcjell më tutje, sepse edhe ashtu nuk po besoj që është në rregull as prej kandidatëve as prej askujt si proces me përmbyll tash. Ky është të paktën edhe rekomandimi i anglezëve”, thotë Krasniqi.

Dogana e Kosovës, për më shumë se një vit ka mbetur pa drejtor, dhe vazhdon të menaxhohet me ushtrues detyre që prej shkarkimit të drejtorit Bahri Berisha nga Qeveria Kurti 1 më 12 shkurt 2020.

Bahri Berisha ishte emëruar drejtor nga Qeveria Haradinaj në bazë të një konkursi që ishte zhvilluar me asistencën e BDO-së, kompanisë së angazhuar nga Ambasada Britanike për t’i ofruar asistencë institucioneve të Kosovës në rekrutimin e pozitave të larta.

Ndërsa, për zgjedhjen e drejtorit të ATK-së, ministri në detyrë Krasniqi tha se nuk ka pasur proces të përzgjedhjes, dhe edhe kjo pozitë siç thotë ai, ka mbetur të zgjidhet nga Qeveria e re.

Ndërkaq, për të hënën e ardhshme, më 22 mars është paraparë të mbahet seanca konstituive për zgjedhjen e kryetarit dhe Qeverisë së re, që pritet të jetë kryeministër Albin Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?