Një person i armatosur vret 10 persona në një market në Colorado

Një person i armatosur ka vrarë 10 persona, përfshirë një polic, pas qëndrimit disaorësh në një market të ushqimeve në Colorado të SHBA-së. Sulmi në Boulder ka përfunduar me arrestimin e një të dyshuari të plagosur (i zhveshur në pjesën e sipërme) në marketin King Soopers. Të shtënat janë transmetuar drejtpërdrejtë në Youtube nga dëshmitarët […]
Sulmi në Boulder ka përfunduar me arrestimin e një të dyshuari të plagosur (i zhveshur në pjesën e sipërme) në marketin King Soopers.
Të shtënat janë transmetuar drejtpërdrejtë në Youtube nga dëshmitarët e kësaj ngjarje.
Ky incident ka ndodhur rreth orës 14:30, sipas kohës lokale, kur i dyshuari është futur në market dhe ka filluar të shtënat.
20 minuta më vonë, policia e Boulder ka bërë një postim në Twitter ku ka thënë “një person i armatosur aktiv në King Soopers”.
Policia ka paralajmëruar qytetarët që ta shmangin këtë zonë në një postim tjetër dy orë më vonë, po në Twitter.
“Mos publikoni në rrjete sociale asnjë informacion që mund ta shihni”, ka përfunduar kjo cicërimë.












