Një gjerman thotë se Dante ishte vite larg nga Shakespeare – Nuk përmbahen italianët

Një gjerman thotë se Dante ishte vite larg nga Shakespeare – Nuk përmbahen italianët

Liderët politikë dhe kulturorë të Italisë i kanë dalë në mbrojtje poetit të tyre Dante Alighierit pasi një gazetë gjermane e uli rëndësinë e tij për gjuhën italiane duke thënë se ishte “vite larg” prej William Shakespeare-it. Në një koment për Frankfurter Rundschau, Arno Widmann shkroi që edhe pse Dante “solli gjuhen kombëtare në nivele […]

Në një koment për Frankfurter Rundschau, Arno Widmann shkroi që edhe pse Dante “solli gjuhen kombëtare në nivele të larta”, nxënësit italianë e kishin të vështirë të kuptonin vargjet e vjetruara të Komedisë Hyjnore që ishin shkruar më 1320.

Poema epike, që është e ndarë në tri pjesë dhe gjurmon rrugëtimin e pelegrinëve në ferr, purgator dhe parajsë, ishte shkruar në dialektin amtar Toskan që të bëhej i qasshëm për masat e gjera, në vend të Latinishtes. Kjo zgjedhje e tij kisthe pasur impakt shumë të madh te shkrimtarët e asaj kohe aq sa dialekti Toskan kishte formuar bazën për gjuhën italiane moderne.

Kjo bën që Dante të njihet si “babai i gjuhës italiane”.

Pjesa më rënduese për Danten në komentin në fjalë është krahasimi që i bëhet atij me Shakespeare-in. Widmann shkroi që “Shakespeare-i, në amoralitetin e tij, ishte vite larg më modern se përpjekjet e Dantes për të pasur opinion për gjithçka, që merrte gjithçka para gjykimit të moralitetit të tij”.

Ministri italian i Kulturës, Dario Franceschini, e shkroi si përgjigje një varg të Ferrit të Dantes: “Le të mos mendojmë për ta, por të shikojmë e të ecim përpara”.

Luca Serianni, një linguist italian që shërbente edhe si zv.president i Shoqërisë Dante Alighieri iu tha gazetarëve që artikulli kishte “qasje fëmijërore”.

Dante kishte lindur në Firencë më 1265 dhe vdiq e u varros në Ravenë më 1321.

Papë Françesku dhe presidenti italian Sergio Mattarella nderuan poetin për të shënuar Ditën e Dantes javën e kaluar.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya