Nis vaksinimi i mësuesve në Shqipëri, Rama: Asnjë shqetësim për AstraZeneca

Nis vaksinimi i mësuesve në Shqipëri, Rama: Asnjë shqetësim për AstraZeneca

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në shkollën “4 Dëshmorët” në Tiranë, ku po zhvillohet vaksinimi i mësuesve me vaksinën AstraZeneca. Në një prononcim për mediat, Rama informoi se nga dita e hënë do të nisë vaksinimi i mësuesve në të gjithë Shqipërinë. “Siç e dini ne kemi marrë dje 38 400 doza AstraZeneca […]

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në shkollën “4 Dëshmorët” në Tiranë, ku po zhvillohet vaksinimi i mësuesve me vaksinën AstraZeneca.

Në një prononcim për mediat, Rama informoi se nga dita e hënë do të nisë vaksinimi i mësuesve në të gjithë Shqipërinë.

“Siç e dini ne kemi marrë dje 38 400 doza AstraZeneca dhe menjëherë kemi nisur vaksinimin e mësuesve, sikundër e kemi thënë dhe sikundër është plani i veprimit. Do të shtrihet ditën e hënë në të gjithë Shqipërinë sipas njësive administrative me shkollat që do të shërbejnë si qendra vaksinimi. Këtu te njësia 8 janë 6 kolektivë mësuesish në 6 shkolla që kanë oraret dhe vijnë dhe bëjnë vaksinën”, tha Rama.

I pyetur mbi pezullimin e vaksinës AstraZeneca nga disa vende, Rama tha se “vaksina AstraZenca është pezulluar në disa vende, është e vërtetë, siç është e vërtetë që ju të gjithë jeni në detyrimin e madh profesional dhe njerëzor që të mos bëheni përçues të të pavërtetave, të lajmeve të pakonfirmuara që krijojnë panik”.

Rama tha se ka shumë lajme të rreme dhe shumë luftë tregtare, por informatat merren nga burimet zyrtare.

“Vetëm burimet zyrtare mund të japin garanci dhe siguri. Merruni me burimet zyrtare në Itali, Britaninë e Madhe, Danimarkë e kudo qoftë që të kuptoni dhe të kuptojnë të gjithë atë që ndodh. Ne merremi me këtë punë intensivisht, por ta kuptojnë të gjithë njerëzit se nuk ka absolutisht asnjë shqetësim”, tha Rama.

Lidhur me procesin e vaksinimit, ai tha se në të gjithë territorin e Shqipërisë do të fillojë vaksinimi ditën e hënë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?