Nis takimi mes Haradinajt dhe Kurtit

Ka filluar takimi mes kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurtit e Vjosa Osmanit. Ky takim vjen pas takimit paraprak që Osmani e Kurti kanë pasur me kreun e PDK-së, Enver Hoxhajn, shkruan Periskopi. Takimi po mbahet në mënyrë që partitë të konsultohen rreth çështjes së presidentit, ku kandidate nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista […]
Ka filluar takimi mes kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.
Ky takim vjen pas takimit paraprak që Osmani e Kurti kanë pasur me kreun e PDK-së, Enver Hoxhajn, shkruan Periskopi.
Takimi po mbahet në mënyrë që partitë të konsultohen rreth çështjes së presidentit, ku kandidate nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Vjosa është Vjosa Osmani.
PDK më herët ka njoftuar se ende nuk ka marrë vendim nëse do të qëndrojë në sallë për të votuar Osmanin për presidente, ndërsa ka thënë se një vendim të tillë do ta marrin gjatë ditëve në vazhdim. /Periskopi












