Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit ka filluar mbledhjen e thirrur dje për të diskutuar mbi përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Të pranishëm në këtë mbledhje janë të gjithë përfaqësuesit partiak, madje edhe përfaqësuesit e Listës Serbe. Mbledhja po drejtohet nga u.d së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani […]
Kryesia e Kuvendit ka filluar mbledhjen e thirrur dje për të diskutuar mbi përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Të pranishëm në këtë mbledhje janë të gjithë përfaqësuesit partiak, madje edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.
Mbledhja po drejtohet nga u.d së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila edhe ka thirrur këtë mbledhje.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.












