Nga 8% të testeve pozitive në 21%, trefishim numër rastesh, dyfishim rastesh aktive

Sot është publikuar raporti i fundit 24 orësh i IKShPK-së ku u bënë të ditur numrat e rinj të pandemisë – e të cilët rrisin edhe më tej shqetësimin për mbyllje të plotë të vendit. Por, kur nisi përkeqësimi i situatës? Për çdo 100 testime, 21,58 qytetarë dolën pozitivë sipas të dhënave të IKShPK-së. 774 […]
Për çdo 100 testime, 21,58 qytetarë dolën pozitivë sipas të dhënave të IKShPK-së.
774 raste të reja me Covid-19 ngarkojnë edhe më shumë gjendjen veçse emergjente shëndetësore në vend.
Numri i rasteve aktive është 13 mijë e 593.
Sidoqoftë, situata ishte dukshëm më e mirë vetëm një muaj më herët, më 22 shkurt.
Derisa, përqindja e testimeve që dalin pozitive është vazhdimisht rreth 20-shit në muajin shkurt, më 22 shkurtin e këtij viti ishin vetëm 8,37 për qind të rasteve pozitive.
260 raste të reja ishin raportuar nga 3104 testime të kryera. Deri në atë ditë, Kosova kishte 6706 raste aktive me Covid-10 ose 6887 raste aktive më pak se sa që ka tash.
Shumë qytetarë po i lënë fajin tubimeve zgjedhore të mbajtura para datës 13 shkurt, për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. /Periskopi












