Nga 5 mijë zyrtarë publik, veç 600 e kanë deklaruar pasurinë deri tash, AKK paralajmëron kallëzime penale

Nga 5 mijë zyrtarë publik, veç 600 e kanë deklaruar pasurinë deri tash, AKK paralajmëron kallëzime penale

Nga 5000 zyrtarë publik sa janë të obliguar për deklarim të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, vetëm 600 e kanë bërë një gjë të tillë, që nga 1 marsi kur ka filluar deklarimi i pasurisë për zyrtarët publik. Drejtori i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në (AKK), Afrim Atashi ka thënë se përqindja e zyrtarëve […]

Drejtori i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në (AKK), Afrim Atashi ka thënë se përqindja e zyrtarëve të lartë që kanë bërë paraqitjen e pasurisë është e vogël.

“E kemi një praktikë të keqe për shkak se zyrtarët e lartë zakonisht e lënë kah fundit ta bëjnë deklarimin e pasurisë, dy tre ditët e fundit, apo javën e fundit. Dhe ne kemi një mbingarkesë të madhe për shkak së fundi konsultohen të gjitha formularët që mund t’i rishikojmë për gabime eventuale, edhe kjo është pengesë një praktikë e keqe. Deri më tani nuk e kanë deklaruar shumë zyrtar të lartë pasurinë, domethënë tani ka kaluar gjysmë muaji deri 550 zyrtarë apo 600 e kanë deklaruar, nga numri i përgjithshëm 4850 deri në 5000, që është një përqindje shumë e vogël” është shprehur ai.

Drejtori Atashi po ashtu ka paralajmëruar se zyrtarët publik që nuk bëjnë paraqitjen e pasurisë brenda afatit kohor që është 31 marsi, do t’u procedohet kallëzim penal.

“Si çdo herë ashtu e përcakton ligji që procesi i deklarimit të pasurisë ose deklarimi i rregullt i pasurisë fillon nga 1 marsi dhe përfundon me 31 mars. Besojmë se me datën 31 mars do të përmbyllet ky proces nëse nuk kemi masa të tjera ndërkaq duhet patjetër që me bë me nda me ndonjë vendim ose një shtyrje si vitin e kaluar. Mirëpo po besoj që mundësia me deklarua online nuk i pengon zyrtarët e lartë edhe nëse kemi masa relative kufizuese që të deklarojnë pasurinë. Të gjithë ata zyrtarë të lartë publik që nuk e deklarojnë pasurinë në kohën e paraparë me ligj që është brenda marsit ne do të fillojmë procedurat ligjore që është paraqitja e kallëzimit penal, sepse mosdeklarimi i pasurisë dhe deklarimi i rremë janë vepra penale dhe ne sigurisht që do të marrim masa me i dërgua në prokuroritë kompetente” ka thënë ai për EO.

Por, Atashi ka treguar se ata zyrtarë që kanë arsye për mosdeklarimin të pasurisë nuk do të sanksiohen edhe nëse kalon afati për paraqitjen e saj.

“Të gjithë ata zyrtarë që nuk japin arsye për mosdeklarim sepse kemi të atillë që mundem me qenë të infektuar, me qenë në spitale e me pas raste të ndryshme që janë arsye që ne i publikojmë dhe i tregojmë arsyet. I pranohet deklarimi dhe i arsyetohet për shkak se mund të ndodhë edhe më mënyrë praktike për shkak se ka zyrtarë të lartë që e bie në dokument mjekësor që ka qenë i shtrirë në spital dhe ajo është arsye bazike e vlefshme që mos të sanksionohet për shkak se ai nuk ka pasur mundësi fizike as mënyrë tjetër të deklarimit të pasurisë” ka shtuar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?