Në Turqi protestohet kundër tërheqjes nga Konventa që i mbron gratë

Në Turqi protestohet kundër tërheqjes nga Konventa që i mbron gratë

Mijëra gra protestuan të shtunën në Turqi kundër vendimit të autoriteteve për tërheqje nga Konventa që synon mbrojtjen e grave nga dhuna. Protestueset kërkuan nga presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan që të kthejë vendimin e tij për tërheqje nga traktati. “Përmbyse vendimin, zbato traktatin!”, brohoritën ato gjatë një proteste në lagjen Kadikoy, në anën aziatike […]

Protestueset kërkuan nga presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan që të kthejë vendimin e tij për tërheqje nga traktati.

“Përmbyse vendimin, zbato traktatin!”, brohoritën ato gjatë një proteste në lagjen Kadikoy, në anën aziatike të Stambollit.

Një protestuese e quajtur Banu, i tha agjencisë AFP se ajo ishte “ngopur me shtetin patriarkal”.

“Jam ngopur duke mos u ndier i sigurt. Mjaft!”, tha ajo.

Protestuesit mbajtën portrete të grave të vrara në Turqi, me një mbishkrim: “Janë gratë ato që do të fitojnë këtë luftë”.

Protesta të tjera më të vogla u mbajtën në kryeqytetin Ankara dhe qytetin jugperëndimor të Izmirit, sipas raporteve të medias. Konventa e Stambollit e vitit 2011, e nënshkruar nga 45 vende dhe Bashkimi Evropian, kërkon që qeveritë të miratojnë legjislacionin që ndjek penalisht dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave.

Qeveria turke shkaktoi zemërim të brendshëm dhe ndërkombëtar pasi shpalli vendimin për tërheqje. Konservatorët në partinë nacionaliste të Erdoganit dhe aleatët e tyre kanë thënë se traktati dëmton unitetin e familjes.

Organi më i lartë i të drejtave të njeriut në Evropë, Këshilli i Evropës, dënoi tërheqjen e Turqisë nga traktati. Ky mekanizëm ka qenë sponsorizues i këtij dokumenti.

“Kjo lëvizje është një pengesë e madhe sepse pengon mbrojtjen e grave në Turqi, anembanë Evropës dhe më gjerë”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejcinovic Buric.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Turqinë, Nacho Sanchez Amor shkroi në Twitter se “kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë aktuale turke: mosrespektimi i plotë i sundimit të ligjit”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?