Në ora 10:00 Kurti merr edhe zyrtarisht detyrën e kryeministrit

Kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti, sot do të pranojë detyrën nga tashmë ish-kryeministri Avdullah Hoti. Pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet në orën 10:00. “Ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës së Kryeministrit do të bëhet në ora 10:00”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, transmeton Periskopi. Gjithashtu, Kurti sot në ora 13:00 bën homazhe në […]
Pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet në orën 10:00.
“Ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës së Kryeministrit do të bëhet në ora 10:00”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, transmeton Periskopi.
Gjithashtu, Kurti sot në ora 13:00 bën homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz si dhe do të takohet me ambasadorin e BE-së, Tomas Szunyog, në ora 14:30.
Ndërkohë të hënën në mbrëmje, Kurti u zgjodh për herë të dytë kryeministër. Qeveria e udhëhequr nga ai mori 67 vota të deputetëve.
Hoti ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës dhe se do ta njoftojë Kurtin me gjitha punët që sipas tij janë bërë apo kanë ngelur në gjysmë.
Kurti ishte kryeministër edhe më 2020, nga shkurti deri në qershor, kur u pasua nga Hoti.












