Në 22 vjetorin e intervenimit të NATO-s, ish-krerët e UÇK-së do të dalin para Gjykatës Speciale

Nesër, më 24 mars përpara Gjykatës Speciale do të dalin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Seanca e radhës ndaj tyre që ka të bëjë me ecurinë e çështjes ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit do të mbahet pikërisht në ditën kur filluan bombardimet e NATO-s […]
Nesër, më 24 mars përpara Gjykatës Speciale do të dalin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Seanca e radhës ndaj tyre që ka të bëjë me ecurinë e çështjes ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit do të mbahet pikërisht në ditën kur filluan bombardimet e NATO-s mbi çaqet serbe, shkruan lajmi.net
“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 24 mars në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin “, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Bombardimi i Serbisë nga NATO ishte operacion ushtarak i cili kërkonte të ndalojë abuzimet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe për herë të parë, NATO ka bërë një intervenim të tillë pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sulmet ajrore që zgjatën nga 24 marsi 1999 deri në 10 qershor të po këtij viti pasuan me dorëzimin e Serbisë karshi NATO-s që erdhi pas një lufte të ashpër midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Policisë e Ushtrisë serbe.
Ndërsa nesër, pikërisht në përvjetorin e 22-të të bombardimeve të NATO-s, përpara Gjykatës Speciale në Hagë si të akuzuar për krime lufte do të dalin në seancë dëgjimore për ecurinë e çështjes ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, ish-komandanti i Shërbimit të Zbulim Kundërzbulimit Kadri Veseli, anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.
Ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit nga Haga rëndojnë akuza për krime lufte, derisa puna e kësaj gjykate dhe juridiksioni i saj po vazhdon të kontestohet fuqimisht nga pala mbrojtëse.












