Ndan dhimbjen: Avdullah Hoti thotë fjalët e para si ish-kryeministër

Ish kryeministri Avdullah Hoti ka bërë postimin e tij të parë si ish-kryeministër, pozicion ky që njihet edhe me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Ai nuk ka postuar asgjë tash e tre ditë, që nga 22 marsi kur u mbajt seanca konstituive e Kuvendit. Hoti i dorëzoi detyrën kryeministrit të ri Albin Kurtit, […]
Hoti i dorëzoi detyrën kryeministrit të ri Albin Kurtit, edhe pse ky i fundit një ditë më herët kishte thënë se nuk do ta pranonte atë nga ai që “e kishte shkarkuar vetë”.
Ish kryeministri Hoti kishte marrë shumë komplimente për kulturën politike të paraqitur më 23 mars.
Ai ka postuar kësaj here për masakrat e qindra qytetarëve nga regjimi serb në Krushë të Madhe, Brestovc, Celinë, Hoçë të Vogël, Fortesë dhe në qytet të Rahovecit.
Në pamjet e ndara, në memorial, duket edhe logoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK].













