NASA gjen tri bakterie të panjohura në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

NASA ka njoftuar zbulimin dhe izolimin e katër llojeve të bakterieve në një lokacion në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, tri prej të cilave ishin të panjohura për shkencën dhe mund të zgjidhin të ardhmen e mbjelljeve hapësinore. Dy prej tyre ishin gjetur në një panel të sipërm të stacionit kërkimor, ndërsa i treti u gjet në […]
Dy prej tyre ishin gjetur në një panel të sipërm të stacionit kërkimor, ndërsa i treti u gjet në sipërfaqen e një tavoline të bukës.
I pari u identifikua si Methylorubrum rhodesianum, ndërsa të tjerët si IF7SW-B2T, IIF1SW-B5 dhe IIF4SW-B5, të gjitha këto të reja si anëtarë të familjes Methylobacteriaceae, shkruan RT, përkthen Periskopi.
Deri tash, afërisht 1 mijë mostra janë mbledhur nga lokacione të ndryshme të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar dhe po presin të kthehen në Tokë për analiza.
Ka ende shumë rrugë para se njerëzimi të rris mjaftueshëm ushqim në hapësirë. /Periskopi












