Musliu: Nga Xhelal Sveçla pres që të jetë ministër i Punëve të Brendshme, e jo milic”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se ajo pret nga Xhelal Sveçla që të jetë ministër i Punëve të Brendshme, e jo milic. Ganimete Musliu mbrëmë në T7 ka komentuar emrat e kabinetit të ri në Qeverinë Kurti 2. Ajo nuk la pa komentuar as edhe Xhelal Sveçlën, ministrin e […]
Ganimete Musliu mbrëmë në T7 ka komentuar emrat e kabinetit të ri në Qeverinë Kurti 2.
“Unë pres nga Xhelal Sveçla që të jetë Ministër i Punëve të Brendshme, e jo milic në profesionin e tij”, ka thënë Musliu.
Deputetja e zëshme e PDK’së tha se ajo ka punuar me të në komisionin hetimor në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, derisa ka treguar se çfarë i ka thënë miqësisht Sveçlës.
“Miqësisht ia kam thënë se ka ra në ndikimin e deputetëve tjerë disa herë”, ka thënë Musliu, duke e shfaqur kështu mendimin e saj në mënyrë indirekte se ai nuk është i duhuri për këtë pozitë.












