MSH tregon se si do të bëhet selektimi i personave me sëmundje kronike e atyre mbi 80 vjeç për vaksinim

MSH tregon se si do të bëhet selektimi i personave me sëmundje kronike e atyre mbi 80 vjeç për vaksinim

Zëdhënësi në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se procesi i vaksinimit të qytetarëve dhe punëtorëve shëndetësorë po shkon shumë mirë. Ai ka thënë se interesimi i punëtorëve shëndetësorë për ta marrë këtë vaksina ka qenë shumë i madh. Ai ka thënë se 24 mijë doza të vaksinës me të cilat është furnizuar Kosova […]

Ai ka thënë se interesimi i punëtorëve shëndetësorë për ta marrë këtë vaksina ka qenë shumë i madh.

Ai ka thënë se 24 mijë doza të vaksinës me të cilat është furnizuar Kosova nuk do të jenë të mjaftueshme, por që prioritet do të jenë punëtorët shëndetësorë, të moshuarit mbi 80 vjeç, të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve dhe personat me sëmundje kronike.

“Është e drejtë e secilit qytetarë që të pretendoj për ta marrë vaksinën. Si institucione jemi të obliguar të veprojmë sipas planit të vaksinimit. Faza e parë ka paraparë vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, vaksinimin në shtëpitë e të moshuarve, pastaj të moshuarit mbi moshën 80 vjeçare dhe pastaj shkohet me personat me sëmundje kronike”, ka deklaruar ai në T7.

Hoti ka treguar edhe se si do të bëhet selektimi i atyre personave që janë mbi 80 vjeç e po ashtu personave me sëmundje kronike.

“Ka shumë informacione që grumbullohen. Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare i kanë listat e personave me sëmundje kronike, pasi ato vazhdimisht i trajtojnë ata. Ndërsa, sa i përket grupmoshave të moshuara, një lehtësim ka paraqitur fakti që Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ministria e Shëndetësisë kanë marrë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale listat me personat mbi moshën 65 vjeçare, pastaj selektohen ata që janë mbi 80 vjeç”, ka deklaruar ai.

Për ta kompletuar procesin e regjistrimit, ai ka thënë tutje se MSH dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë lansuar një platformë online, në të cilën qytetarët pavarësisht moshës mund të hyjnë dhe ta bëjnë regjistrimin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?