Motra e Kim Jong-Un i shkruan presidentit Biden: Mos lësho erë baruti, më mirë bëje gjumin rehat

Motra e Kim Jong -Un ka ‘këshilluar’ Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos shpërndajnë shumë ‘erën e barutit’. Mediat e huaja raportojnë se ajo e ka nisur një shkresë në drejtim të administratës Biden, që njëherit shënon edhe komunikimin e parë mes Koresë Veriore dhe administratës Biden, përkthen nga N1, Periskopi. “Nuk do […]
Motra e Kim Jong -Un ka ‘këshilluar’ Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos shpërndajnë shumë ‘erën e barutit’.
Mediat e huaja raportojnë se ajo e ka nisur një shkresë në drejtim të administratës Biden, që njëherit shënon edhe komunikimin e parë mes Koresë Veriore dhe administratës Biden, përkthen nga N1, Periskopi.
“Nuk do të ishte mirë të bëni diçka që mund të mos iu lë të flini rehat në katër vitet e ardhshme”, shkruhet në këtë letër, citohet tutje nga gazeta koreano veriore Rodong Sinmun.
Kjo shkresë vjen në kohën kur Sekretari Amerikan i Shtetit do të vizitojë Tokion dhe Seulin./Periskopi/












