Molliqaj: Kurti e ka shkarkuar Rashiqin brenda ditës shkaku i aktakuzës, e tash me Liburn Aliun?

Dardan Molliqaj nga PSD ka folur për formimin e Qeverisë dhe emërimin e ministrave nga ana e kryeministrit Albin Kurti. Ai në T7 ka thënë se emërimi i Liburn Aliut si ministër edhe pse e ka aktakuzën nga viti 2020 është mashtrim ndaj votuesve. ”Ne e kemi parë Kurtin kur e ka shkarkuar Nenad Rashiqin […]
Dardan Molliqaj nga PSD ka folur për formimin e Qeverisë dhe emërimin e ministrave nga ana e kryeministrit Albin Kurti.
Ai në T7 ka thënë se emërimi i Liburn Aliut si ministër edhe pse e ka aktakuzën nga viti 2020 është mashtrim ndaj votuesve.
”Ne e kemi parë Kurtin kur e ka shkarkuar Nenad Rashiqin brenda ditës për një aktakuzë dhe e arsyetojke para mediave, por tha po e shkarkojmë pasi aktakuza është konfirmuar. Po tash me Liburn Aliun? Ky e ka aktakuzën nga viti 2020, sepse votuesi mundet me keqkuptu dhe me mendu që tash u ngritë kjo aktakuzë me qëllim”, ka thënë Molliqaj. /Periskopi












