Ministrja Gërvalla kishte përdorur argumentet e Dick Martyt për ta sulmuar Thaçin

Ministrja Gërvalla kishte përdorur argumentet e Dick Martyt për ta sulmuar Thaçin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e emëruar në këtë post nga kryeministri, Albin Kurti, po del të jetë problematike për faktin se janë publikuar edhe foto të saj pranë diktatorit Enver Hoxha kur ishte fëmijë, ndërsa e njëjta vite më parë i kishte marrë për bazë akuzat e Dick Marty për […]

Ministrja Gërvalla-Schwarz, në vitin 2016 kur ish-presidenti Hashim Thaçi, do te votohej për president, ajo kishte shkruar në Facebook’un e saj një porosi për deputetët e LDK’së dhe jo vetëm.

Gërvalla-Schearz kishte shpërndarë një lajm nga gazeta gjermane ‘BILD’, e cila e lidhte trafikimin e organeve me Hashim Thaçin, pas një raporti nga ish-prokurorit zviceran Dick Marty i cili akuzonte krerët e UÇK’së për trafikim organesh.

Raporti i cili u konsiderua më pastaj si një trillim i Dick Martyt i ndihmuar nga kundërshtar të shtetit të Kosovës.

Edhe vet Gjykata Speciale e cila u ndërtua mbi këtë raport, në asnjërën nga akuzat e saja nuk trajtohet trafikimi i organeve, ajo çfarë në fakt ishte ndërtuar ky raport.

“Për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe sidomos ata të LDK-së, të cilët kanë ende dilemë se ku e kanë vendin atë ditë që votohet Hashim Thaçi për president”, kishte shkruar Gërvalla-Schwarz, duke bashkangjitur akuzat e Dick Martyt në një artikull të gazetës ‘BILD’, ku shkruante për Hashim Thaçin si person që mendohet të jetë i përzier në tregtinë me organe njerëzore.

Duhet theksuar se këto akuza që shteti serb i promovoj bashkë me kundërshtarët e shtetit të Kosovës, nuk u vërtetuan asnjëherë, dhe as nga Gjykata Speciale që tash është duke i gjykuar krerët e UÇK’së.

Me një kërkim të thjeshtë në Facebook, mund t’i gjeni në profilin e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila ka shpërndarë akuzat e Dick Martyt si të mirëqena kundër Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK’së.

Postimi i plotë i : 

“Për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe sidomos ata të LDK-së, të cilët kanë ende dilemë se ku e kanë vendin atë ditë që votohet Hashim Thaçi për president.
Gazeta BILD
Humbësi
12.02.2016
Çfarë historie horrori: Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi (47), mendohet të jetë i përzier në tregtinë me organe njerëzore, raportojnë mediat. Një gjykatë hollandeze do t’i hetojë këto akuza si dhe do të sqarojë, se a është i përzier Thaçi në këtë tregti që nga vitet 90.
BILD mendon: Më e neveritshme nuk ka ku shkon!
Foto: dpa Picture-Alliance”, kishte shkruar atë botë në Facebook’un e saj Donika Gërvalla-Schwarz.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?